Maturantët shqiptarë kanë përfunduar provimet e detyrueshme.
Zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj ka dalë në një konferencë për shtyp, sot në orën 13.00,  për të folur për mbylljen e fazës së provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.
Duke bërë një bilanc, Malaj tha se 2.8 % e maturantëve kanë ngelur, ndërsa 5103 kanë marrë 10 absolute.
“90 maturantë janë kapur me telefona, një u kap me kopje, ndërkohë që janë marrë masa edhe për administratorët që kanë lejuar kopjet”, u shpreh Malaj.
Maturantët e pakënaqur, tha Malaj kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e provimit.