Të gjithë e dimë se me ardhjen e verës, askush nuk i preferon ambjentet e mbyllura. Ditët e nxehta, shumica i pret me padurim, pikërisht për të patur kontakt më të shpeshtë me ambjentin e jashtëm. Kështu, shumica e bareve (sidomos në Shqipëri) mbushen me klientë, të cilët bëjnë të tilla zgjedhje për të kaluar kohën, e për t’u argëtuar, sigurisht. Imagjinoni sikur gjendeni në një lokal, të ndërtuar në tarracën e një pallati, ku përqark sheh pamjen e një qyteti të mbushur me gradaçiela. E gjeni dot ku ndodheni? Pikërisht në New York! Disa nga baret më elegantë janë të pozicionuara në tarraca ndërtesash të ndryshme, të cilat bëjnë që kokteili të shijojë akoma dhe më shumë në këtë sfond mahnitës. Imagjinata e krijuesve surprizon sapo kalon nga një foto në tjetrën, pasi jo gjithmonë të shkon mendja se sipër një godine banimi, do mund të gjesh një lulishte mbushur me tavolina lokali (?!), apo një pishinë të ndërtuar në mes të asaj çfarë konsiderohet streha e sipërme e pallatit. Kjo lloj ekstravagance mund të gjendet vetëm në qytetin që nuk fle kurrë, e ne ju ftojmë të klikoni në galeri për të parë imazhet e bareve më marramendëse. Ndoshta, një ditë mund të vizitoni New York-un, e pse jo, të keni një ide se ku gjendet argëtimi i vërtetë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu