Lidhu me ne

Kryesore

A do të vijë Xhani De Biazi të votojë më 25 qershor?

Xhani De Biazi nuk është më në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, por nënshtetësia shqiptare i jep atij mundësinë që të jetë një nga votuesit që do t’u drejtohen kutive të votimit më 25 qershor. Për trajnerin italian, hera e parë si votues në vendin tonë e gjen atë në një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku”.
Si për të qenë të pandarë, me gjithë largimin nga Kombëtarja, ish-trajneri i kuqezinjve e gjen vetën në të njëjtën qendër votimi me disa nga lojtarët që i ka stërvitur, apo edhe një tjetër që mund të ishte kandidat për t’u afruar në Kombëtare: Abrashi, Aliji dhe vëllezërit Ajeti, janë gjithashtu pjesë e votuesve në Njësinë Nr.3 në Tiranë.
TRAJNERI
Xhani De Biazi pritet që të jetë në Shqipëri të dielën e 25 qershorit, për t’iu drejtuar kutive të votimit. Gazeta ka mësuar se ish-tekniku i Kombëtares, me atributet që i jep nënshtetësia shqiptare, do të ushtrojë të drejtën e tij të votës. Në bazë të listave të votuesve, Xhani De Biazi do të votojë në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes”.
sh-strategu i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të votojë në qendrën numër 1749, në Njësinë bashkiake numër tre në kryeqytet dhe numri rendor në listat e votimit për të është 217.
Trajneri e mbylli aventurën e tij me kuqezinjtë pas pesë vitesh e gjysmë në drejtim të tyre, mirëpo në daljen e fundit si trajner i Shqipërisë, deklaroi se nuk do të humbasë lidhjen me shqiptarët dhe se ndihet krenar që ka nënshtetësi shqiptare.
LOJTARËT
Si për rastësi, De Biazi do të jetë i pandarë edhe me disa nga lojtarët e Kombëtares. Në të njëjtën qendër votimi gjenden edhe emrat e Amir Abrashit, Naser Alijit dhe vëllezërve Adonis dhe Albian Ajeti.
Bie në sy mospranimi i emrit të vëllait tjetër, mbrojtësit të Kombëtares, Arlindit, që nuk është në listën e votuesve pranë dy vëllezërve të tij në numrat rendorë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix20 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore21 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix21 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar23 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore23 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal23 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar1 ditë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook