Ndjej keqardhje për fushatën e Partisë Demokratike, u shpreh Astrit Patozi ish-kreu i grupit parlamentar të PD përjashtuar nga kandidimi nga Lulzim Basha.
Patozi tha se javën e fundit Basha duhet të jetë i qartë për koalicionin me PS, kjo legjendë dëmton PD, theksoi ai.
Në një prononcim pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme parlamentare Patozi tha se “nëse mendoni se lidhja ime me PD do të varet nga humori i Lulzim Bashës, gaboheni, sepse ai më ka gjetur aty.
“Ardhjen në parlamet e shoh si një detyrim ndaj forcës time politike që më ka kandiduar 3 herë, dhe do te vij sa herë te më kërkohet“, tha Patozi.
Kjo fushatë që po zhvillohet përcmon PD, theksoi Patozi i cili shtoi se, nuk ka ndodhur as në 97-ën as në kohë më të vështira, PD në këtë gjendje ku ndodhet duket qartë se as kundërshtari nuk e mer seriozisht.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu