Lidhu me ne

Aktualitet

“Nderi i Kombit” apo Qokat e një Presidenti në ikje

Nga Dritan LACI

Ditët e fundit Presidenca e Republikës është përfshirë nga një ethe e papritur verore për të shpërndarë sa më shumë medalje të klasit të parë. Plot 32 medalje të ndara midis dy Urdhërave më të lartë të vlerësimit që jep Presidenca e Republikës; përkatësisht “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”. Pa u ndaluar te emra të përveçëm nëse e meritonin ose jo në këtë moment të nderoheshin për punën e tyre, ajo që natyrshëm ka rënë në sy për keq është inflacioni i medaljeve të dhëna dhe koha kur këto medalje po shpërndahen në fund të Presidencës Nishani, çka më shumë se një nderim për vetë personalitetet duket një qokë e Presidentit në ikje. Çka në heshtje është pranuar edhe nga vetë disa prej këtyre personaliteteve të cilat duke falenderuar Presidentin për vlerësimin, nuk kanë nguruar të shprehin habinë për këtë vlerësim për disa edhe të parakohshëm duke pasur parasysh që kanë ende për të dhënë në fushat përkatëse.
Presidenti Nishani nuk është i pari që krijon një precedent të tillë me shpërndarjen e dekoratave masive në fund të mandatit. E kanë bërë më parë edhe parardhës të tij në krye të Presidencës. Sigurisht që kjo sjellje inflacioniste përveçse zhvlerëson mënyrën e dhënies së dekoratës por nuk nderon as vetë institucionin e Presidencës.
Një dekoratë në thelb është vlerësim individual dhe jo një bonboniere plot me ëmbëlsira ku gostit miqtë, farefisin, apo edhe simpatizantët e partisë e me radhë. Në këtë aspekt zhvlerësimi që i ka bërë Presidenca dekoratave të larta, duke i shpërndarë si në atë shprehjen “hajde se u hap dëngu” nuk e nderon këtë institucion përkundrazi e damkos si një institucion inflacionist medaljesh për interesa të ngushta. E them edhe njëherë që në atë listë ka personalitete të shquar që e meritonin edhe më herët Urdhërin e Lartë me të cilin janë nderuar. Sikundër ka në atë listë edhe personalitete që kanë akoma shumë për të dhënë në fushën e tyre. Sikundër ka edhe nga ata që kanë një kontribut tejet modest, dhe shumë mirë mund të kishin marrë medalje të një klasi më të ulët.
Po përse gjithë ky nxitim me disa prej tyre,  a thua se papritur Presidencën e kanë zënë ethet tropikale?Ndoshta sepse kjo sjellje fsheh një tjetër sjellje abuzive gati të zakonshme të kthyer në modë në shpërndarjen e medaljeve që bën institucioni i Presidencës; atë të shpërndarjes së dekoratave me konjukturë të mirëfilltë politike.
Ku vjen një President, bën qokat e tij politike, ikën dhe më pas vjen një tjetër President i një krahu tjetër politik dhe dekoron të tijët. Gjithçka bie era abuzivizëm. Dhe më shumë bindesh për këtë sjellje jo korrekte të instituionit të Presidencës, ndërsa shikon listën e të vdekurve të dekoruar. Alberti Vërria që skaliti Xha Sulon personazhet më emblematikë të kinematografisë shqiptare në filmin “Kapedani” jetoi 79 vite dhe nuk e gëzoi në të gjallë një Urdhër të Lartë. Por u desh të vdiste, të kalonte edhe dy vite pa të nderohej. E pra kush më shumë se Albert Vërria e meritonte në të gjallë të tij një medalje të tillë. Po kështu edhe për aktorët Bep Shiroka, Shehri Mita dhe Vasillaq Vangjeli të paharrueshëm për personazhet që kanë lënë në kujtesën e publikut, që Presidenca e Republikës ka gjetur ti dekorojë pas vdekjes. Do ishte ndryshe nëse këta korifenj të artit të kishin një vdekje jo natyrale, por të japësh 50 vite kontribut në skenë të vdesësh nga pleqëria dhe të kujtohen që kanë harruar të të japin medalje dhe më keq akoma të ta japin pas vdekjes është baraz me tallje. Sepse për çfarë i duhet Albert Vërrisë dhe aktorëve të tjerë të sipërmendur një medalje në botën tjetër, këtë e di vetëm Presidenca e Republikës së Shqipërisë që shpik medalje të tilla.
Urojmë që sjellje të tilla inflacioniste me medaljet të jenë të fundit. Pak më shumë dinjitet do na bënte mirë si shoqëri. Le ta fillojmë moderimin nga institucioni i Presidencës si fillim dhe jo nga institucioni i Qokave. Dhe meqë ra fjala, që medaljet të mos i përdorni si stoqe magazine, ju lutem, para se të ikin nga kjo jetë, bëjini një freskim listës së atyre pak të gjallëve, që kanë bërë një punë të hajrit në këtë vend. Ju them që ka ende plot të tillë që e meritojnë, që kanë zgjedhur të jenë dinjitozë dhe nuk i përkasin listës së qokave. Doni t’ju them një emër; Muharrem Fejzo, një nga bashkëregjisoët e “Kapedanit” dhe të “Guna përmbi tela”, “Mësonjtorja” etj….Kapeni sa është gjallë…./Opinion.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix2 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar2 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar2 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix2 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix3 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix3 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix3 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix3 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar3 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook