Lidhu me ne

Temporal

Forca e femres ne politike!

Nga – Megi Musta
Nëse doni  që  diçka të thuhet, kërkoni një burrë; nëse doni diçka të bëhet, kërkoni një grua shprehej Margaret Thatcher.
Gruaja, vajza, nëna, dashuria, dhembshuria, çdo femër shqiptare me këto cilësi të rralla identifikon vetveten. Dhe një nga këto gra, ku këto cilësi i gjen të mishëruara në mënyrën më të plotë, më kompakte dhe më të harmonishme, është Grida Duma.  Këto cilësi të rralla, që janë kthyer në virtyt, në mënyrën më të natyrshme janë përmbledhur te kjo grua e re, që në rrugëtimin e saj  në politikë po frymëzon mijëra zemra që rrahin për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Grida Duma, si një shkëndijëz zjarri,  si një zë i ri i munguar, i u shfaq Partisë Demokratike në kohën që ajo kishte shumë nevojë për të, për zërin,për forcën, vitalitetin e saj, për logjikën dhe argumentin e fortë.  Grida Duma tregoi se meritokracia është e prekshme dhe e arritshme.
Grida Duma, përfaqesuese e denjë e femrës shqiptare, natyra është treguar bujare, duke i dhënë një bukuri fizike prej Zane mali, duke i dhënë një shpirt femror të butë por, mbi të gjitha, një zgjuarësi  sfiduese. Ajo nuk flet, por ligjëron  me sentenca filozofike, me ide dhe argumente, duke dhënë mesazhe shprese dhe duke u bërë burim frymëzimi për të gjithë. Statura e saj është sfiduese, është statura  e një heroine shqiptare, e një trimëreshe që në çdo përballje del fitimtare.
Grida Duma ka zgjedhur më të vështirën, duke u shaqur si lidere, si prijëse, si engjëll mbrojtës, gjithmonë aty ku zonat janë lënë në harresë, ku problemet e qytetarit janë më të mëdha dhe të pafundme.
Zona ku ajo kandidon në Tiranë, është  Njësia 1, që përfshin lagjen “Ali Demi” dhe Shkozën, e cila, për ironi të fatit ka specifika të njëjta me zonat rurale të lëna në harresë nga kjo mazhorancë, si, fjala vjen, Memaliajn, Kurbneshin, apo Cerrikun, megjithëse janë lagje të Kryeqytetit dhe pjesë të tij. Gjendja këtu është skandaloze: ka probleme infrastrukture, mungesë investimesh, papunësi, varfëri ekstreme.
Për vete formimin intelektual dhe profesional të znj. Duma, ajo nuk mund të shtiret, siç kanë bërë politikanët e tjerë para saj,qoftë edhe demokratë, tek shikon një frymë dëshpëruese tek banorët e kësaj zone, tek takon ish-studentë të saj, të cilët, edhe pse  kanë përfunduar shkëlqyeshëm, enden rrugëve në kërkim të një pune, sepse meritokrcia institucionale nuk funksionon nëqoftëse nuk ke një tesër  partie. Sepse një rini pa drejtim dhe pa shpresë për tu punësuar do të thotë një vend i shkatërruar, të cilit po i vjen fundi! Siç do thoshte dhe znj. Duma: Sot djallëzia me shqiptarin  nga parititë politike është ta bësh atë të mendojë me zhargonin se ky vend nuk bëhet,e se ne kemi parë më keq… Pra, vazhdojmë dhe krahasohem dhe bëjmë referencen me të keqen.
Kjo eshte praktika e “Rilindasve” të vetëfryrë si politikanë të njerëzishëm, ku njerëzillëkun  e shohin vetëm duke bërë fasad,sepse sa herë të majtët vinë në pushtet nga shtresa e varfër dhe mesme, aq më shumë shtohen të varfërit gjatë qeverisjes së saj.
Prandaj e vetmja shpresë për  të dalë nga kjo gjendje, është përqafimi  i programit të Partisë Demokratike për një ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt. …Sepse nuk mund të ketë liri pa liri ekonomike, shprehej  Margaret Thatcher.
Duke i ardhur në ndihmë qytetarit me programin e saj, me uljen e tvsh-së dhe me taksën e sheshtë 9%; me zhvillimin e industries; me përmirësimin e arsimit, duke zgjatur ditën shkollore deri në orën 16:00 dhe duke ofruar drekë falas për të gjithë nxënësit; me rritjen e pensionit minimal në 25.000 mijë lekë në muaj etj.
I gjithë ky program mundëson rimëkëmbjen e ekonomisë, hapjen e vendeve të reja pune  dhe një prosperitet të ri për vendin tonë. Një Republike e Re, një Shpresë e Re.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore10 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix10 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar10 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix12 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix14 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix14 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix14 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar15 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar15 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook