A e ka marrë kot rrogën për 4 vite ministrja Milena Harito? Shqipëria e fundit në Europë për Indeksin e Inovacionit Global
Në qeverinë e kryeministrit Edi Rama u krijua për herë të parë Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, në krye të së cilës u vendos Milena Harito.
Por pavarësisht krijimit të kësaj ministrie, Shqipëria është përkeqësuar në këto katër vite sa i përket Indeksit të Inovacionit Global.
Në raportin për vitin 2017-të, i publikuar nga një bashkëpunim mes Cornell University, INSEAD, dhe World Intellectual Property Organization (WIPO), Shqipëria ndodhet në vendin e 93, nga 127 shtete në renditje. Në krahasim me një vit më parë, vendi ynë është përkeqësuar me një pozicion (një vit më parë ishte e 92-ti).
Ky është edhe pozicioni më i keq në të gjithë Europën duke treguar një nivel të ulët të zhvillimit të inovacionit në sektorin prodhues dhe teknologjisë së informacionit, që ka mbetur kryesisht vetëm në kuadrin e promovimit të start-ut. Pas Shqipërisë renditen vetëm shtete të ashtuquajtura të botës së tretë, si Taxhikistani, Kurgystani, Namibia, Ruanda , Guatemala, Senegali etj.
Pika më dobët e Shqipërisë është në indeksin e inovacionit të prodhimit, që jep informacion mbi prodhimin që është rezultat i aktiviteteve inovative në ekonomi, që përfshin njohuritë dhe teknologjinë e prodhimit, dhe prodhimin kreativ. Në këtë nën-tregues, vendi ynë është i 115-i nga 127 shtete që përfshihen në raport.
Më mirë Shqipëria paraqitet në nën-indeksin e burimeve, që mat elementët e ekonomisë kombëtare, që mundësojnë aktivitetet inovative, institucionet, burimet njerëzore dhe kërkimin, infrastrukturën, sofistikimin e tregjeve, sofistikimin e bizneseve, ku ndodhet në pozicionin e 70, por sërish më poshtë se shtetet e tjera të rajonit si Maqedonia e 53 dhe Serbia e 58.
Ky raport tregon punën e dobët të ministres Harito në krye të Inovacionit në Shqipëri, e cila zhurmën më të madhe në katër vite e shkaktoi me projektin për të censuruar portalet shqiptare.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu