Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar statistikat e reja mbi Tregun e Punës më 12 qershor, në të cilën ka përllogaritur orët në punë sipas shteteve. Mesatarja e orëve vjetore të punës të vendeve të OECD-së është 1765 orë.
Shqiptarët punojnë rreth 2230 orë në një vit, më shumë se të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe më shumë se mesatarja e orëve të vendeve të OECD-së.
Numrin më të ulët të orëve të punës në vit e ka Gjermania. Gjermanët punojnë vetëm 1371 orë dhe ndiqen nga holandezët, të cilët punojnë 1419.
Të dhënat e mëparshme nga Komisioni Europian kanë treguar se edhe shtetet e tjera të Ballkanit punojnë me orë të zgjatura, ndërsa rekordin në Europë e mban Turqia, me gati 2500 orë në vit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu