Receta e ujit detox është e thjeshtë, e shijshme dhe dietike
Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është uji për trupin tonë e sidomos në stinën e verës. Nëse po lufton për t’u dukur bukur me bikini, atëherë një recetë si kjo do të të lehtësojë nga dhjamrat dhe pesha e rëndë.
Për t’u ndier e shëndetshme, frutat në ujë duhet të jenë një pjesë jetike në dietë. Tetë gota ujë janë mëse të mjaftueshme për t’u ndier mirë gjatë një dite të nxehtë. Përvec kësaj, uji bëhet më i shijshëm dhe të nxit për të pirë më shumë.
Ja receta e ujit detox në shtëpi
Uji më i përdorur si detox është uji me kastravec, limon dhe mente. Është perfekt për të qenë i hidratuar gjithë ditën.
Thjesht mbush një kanë të madhe me akull, 8 gota uji, 1 kastravec të vogël me feta, 1 limon me feta dhe një tufë nenexhik të freskët.
Përveç shijes freskuese të provuar, kjo përzierje është si një paketë me vitamina dhe vlera të larta ushqimore që ndihmojnë edhe tretjen. Plus, nenexhiku e bën shijen pak si një mojito dhe, kuptohet, është gjë shumë e mirë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu