Lidhu me ne

Sport

De Biazi, një Hero në zemrat Kuqezi!

Nga Dritan Laci
Xhani De Biasi i ka dhënë sot lamtumirën e parakohshme Kombëtares së Shqipërisë. Një largim sa i papritur aq edhe i pritshëm  i cili kishte kohë që përflitej në qarqet futbollistike vendase dhe të huaja. Një ikje duhet thënë me kokën lart, ashtu siç vetë De Biasi në këto 5 vite të drejtimit të Kombëtares Kuqezi u përpoq të mbante krenarinë e një seleksioni sportiv që për hir të së vërtetës përpara epokës së drejtimit të tij nuk kishte ndarë ndonjë arritje madhore në arenën ndërkombëtare, përvec atij viti të largët 1947 kur Shqipëria me kapiten Loro Boriçin fitonin Kampionatin Ballkanik të Futbollit.
Një largim i dyshimtë që do të përflitet shumë për kulisat e këtij divorci, por që nuk do ta zbehë kurrë punën e tij si profesionist në krye të Kombëtares. 52 ndeshje në drejtimin e Kombëtares, 20 fitore, 11 barazime, 21 humbje; 38.46 për qind të ndeshjeve të fituara me një Kombëtare të vogël pa peshë si ajo Shqipërisë; trajneri I parë që dërgoi Shqipërinë në një kompeticion madhor ndërkombëtar si Europiani Francë 2016, një marketues shumë i mirë për lojtarët që deri dje nuk I njihte askush por që sot luajnë në ekipe të njohura (Kujtoj Etrit Berishën që e mori nga Kalmari modest I Suedisë dhe sot është një nga portierët më të mirë të Serisë A në Itali); një trajner punëtor,  plot grintë që ndryshe nga trajnerët e mëparshëm të Kombëtares nuk lejoi ti ndërhynin në punën e tij. Dhe këtë e tregoi edhe me disiplinimin e disa prej karaktereve të ashtëquajtur të vështirë në radhët e Kombëtares, të cilëve u tregoi vendin.
A ishte kjo arsye pse De Biasi filloi të ndihej vetëm?! Këtë nuk mund ta themi me siguri. Por dyshimet mbeten. De Biasi nuk është trajneri i parë i huaj që ikën në këtë formën tipike shqiptare. Kujtoj këtu edhe shumë trajnerë të tjerë të huaj, kryesisht në klubet sportive vendase, të cilëve u është bërë puçi nga lojtarët, të cilët në pamundësi për ta larguar, zgjidhnin uljen e rendimentit sportiv në fushë. De Biasi  mund të kishte si hero edhe pas pjesëmarrjes historike në Francë 2016. Nuk e bëri në atë kohë, zgjodhi ta bëjë në këtë kohë; lotët e tij sot flasim më shumë se kushdo. De Biazi do mbetet për ne shqiptarët një hero. Dhe ndoshta meriton edhe një bust për së gjalli për atë çfarë ka dhënë. Pse jo meqenëse është edhe kohë medaljesh, atij i takon më shumë se askujt për merita të shquara sportive. Lamtumirë De Biazi. Do të na mungojë përkushtimi dhe profesionalizmi yt në krye të Kombëtares!/ Opinion.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook