Lidhu me ne

Aktualitet

Mediet italiane: Lamtumira e hidhur e De Biasit

Trajneri i përfaqësuese shqiptare, Gianni De Biasi thotë se largimin e ka pasur më shumë të imponuar nga mungesa e vullnetit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të biseduar për një rinovim të mundshëm.
Lajmin, italiani i pankinës kuqezi e la ta thotë dy ditë pas suksesit shumë të rëndësishëm me Izraelin, në Haifa.
“Në fund të kualifikueseve do të largohem nga Kombëtarja shqiptare. Si çdo histori tjetër normale, edhe kjo ka një fillim dhe një fund. Shqipëria nuk ka nevojë të bëjë revolucion, pasi ‘makina’ është gati. Mund të isha larguar pas Europianit, kur u kontaktova nga federata të ndryshme. Mora oferta milionere, por qëndrova këtu për të vijuar punën e nisur. Për sa kohë do të jem këtu do të jap 110 përqindëshin tim”, tha De Biasi.
Por dukshëm, diçka është thyer prej kohësh mes tij dhe Federatës.
“Ekziston një mentalitet që nuk më pëlqen. Në rast suksesi, fitojmë të gjithë. Në rast disfate humbas vetëm unë”, tha tekniku italian.
De Biasi shpërdoroi një mundësi të artë për të firmosur me Jiangsu në Kinë, ekip që mbuloi me miliona një tjetër italian si Fabio Capello.
Mediet e Apenineve e cilësuan të helmuar shpërthimin e trajnerit ndaj FSHF-së. “I lënduar nga kritikat e shumta kohët e fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Gianni De Biasi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”, shkruan “Sport e Vai”.
“Corriere dello Sport” e cilëson një lamtumirë të hidhur të ndikuar nga presidenti Armand Duka, ndërsa kanë nisur që tani pretendimet e ekipeve për të marrë në stol trajnerin e rikthyer në Itali. De Biasi po joshet jo pak për provuar sërish Serie A, një kampionat të cilin e la pa shkëlqim në vitin 2010 kur drejtonte Udinezen.

Image result for de biasi

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Plani ogurzi i Donald Trump

Nga Paul Adams, BBC Edhe sipas standardeve të Donald Trump, kjo ishte një gjë e habitshme. Shtetet e Bashkuara, tha...

Mix2 ditë më herët

Si të rrisni të ardhurat tuaja në 2025: Puna me të cilën mund të fitoni 100 dollarë në orë

Në një kohë kur podcast-et janë bërë një nga format më të njohura për konsumimin e informacionit dhe argëtimit, një...

Mix2 ditë më herët

Çfarë të lexoni? Një listë me libra nga Dua Lipa

Kur nuk është në skenë duke performuar, Dua Lipa mund të gjendet duke lexuar një libër. Në qershor të vitit...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Drejtësinë e re në Shqipëri e sollëm ne!

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve gjatë një video-live në rrjetin e tij social “Facebook”....

Mix2 ditë më herët

Kjo është motoja perfekte e secilës shenjë të horoskopit

Foto Ilustrim Këtu është motoja perfekte për secilën shenjë horoskopi: Dashi“Kërkoni falje, jo miratim!” Demi“Jam dakord me mosmarrëveshjen tuaj, por...

Mix2 ditë më herët

Cilat nuk dini – Lista e zezë me 10 ushqimet më të dëmshme për zemrën

Mirëqënia e zemrës varet nga një sërë faktorësh dhe ushqimet janë një prej tyre. Ushqimet e duhura e të shëndetshme...

Mix2 ditë më herët

I keni flokët e shëndetshëm apo jo? 4 mënyra si ta zbuloni!

Flokët tanë mund të përballojnë një tendosje prej 100 gramësh dhe kur janë të lagët bëhen 30% më të gjatë....

Radar2 ditë më herët

Ta bësh Amerikën të pabesueshme

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” citon ministrin polak të Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz se aktualisht Varshava nuk parashikon dislokimin e trupave...

Mix2 ditë më herët

Jessica Biel flet për martesën me Justin Timberlake: Është duke ndryshuar!

Këngëtarja e “7th Heaven” pranoi se martesa e saj me këngëtarin e “SexyBack” është “nganjëherë duke ndryshuar”, ndërsa festoi  në...

Radar2 ditë më herët

Çfarë është USAID dhe përse kërkohet mbyllja e kësaj agjencie?

Punonjës dhe mbështetës të USAID duke protestuar të hënën para zyrave qendrore të agjencisë UASHINGTON – Dhjetëra zyrtarë të lartë janë...

Facebook