Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka deklaroi se në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë votuar 41 përqind ose mbi 759 mijë qytetarë.
Daka, në një konferencë për mediat, menjëherë pas mbylljes së të gjitha vendvotimeve, tha se procesi ka qenë normal. Ajo bëri të ditur se përveç disa problemeve teknike që janë shënuar në veri, parregullsi të tjera që dëmtonin procesin nuk ka pasur.
Me 91% të votave të numëruara, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 34.66% të votave, Vetëvendosja ka forcuar pozicionin e saj duke arritur 26.75% të votave dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka marrë 25.81% të votave.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu