Lidhu me ne

Kryesore

Zgjedhjet në Britani, asnjë parti nuk fiton shumicën, ç’mund të ndodhë? 

Zgjedhjet në Britani, asnjë parti nuk fiton shumicën, ç’mund të ndodhë? – Exit shpjegonKryeministrja Theresa May dhe lideri i Laburistëve Jeremy Corbyn
Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May pësoi një humbje të mëdhe në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit duke mos arritur të fitojë shumicën në parlament, ç’ka do ta lejonte atë të formonte qeverinë.
Qëllimi i kryeministres konservatore kur shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme ishte pikërisht për të përforcuar mbështjen ndaj saj, ç’ka do t’i jepte dorë më të fortë në vendimarrje, veçanërisht në çështjen Brexit.
Është ironik fakti se në Britani, zgjedhjet e ardhshme duhet të mbaheshin në vitin 2020, por ishte besimi i Mayt se mund të fitonte bindshëm ajo çfarë e shtyu atë të zhvillonte këto zgjedhje të parakohshme. Por kjo nuk ndodhi.
Rezultati i zgjedhjeve
Për të fituar zgjedhjet dhe për të formuar e vetme qeverinë, një parti në Britaninë e Madhe duhet të sigurojë 326 nga 650 vende në parlament.
Sipas rezultateve që dihen deri më tani, Konservatorët e Theresa May fitojnë 316 vende, 12 vende më pak nga ç’ka arritën të fitonin në zgjedhjet e kaluara. Laburistët e udhëhequr nga Jeremy Corbyn fitojnë 261 vende, duke shënuar përmirësim krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Partia Nacionale Skoceze (SNP) 35 vende, duke humbur rreth 21 vende krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Liberal Demokratët kanë arritur të marrin 12 vende, ndërsa disa parti të tjera të vogla kanë arritur të fitojnë 1-10 mandate.
Parlamenti i varur
Kur kanë mbetur vetëm 4 vende në parlament të pashpërndarë ende, mund të thuhet me siguri që Britania e Madhe do të ketë atë që quhet “Parlament i varur”.
Në rastin e një parlamenti të varur, udhëheqësit i partisë me më shumë vende, në këtë rast Theresa Mayt, i jepet mundësia që të përpiqet të formojë një qeveri.Për këtë ka kryesisht dy mënyra: një mënyrë është një koalicion formal me partitë e tjera, në të cilin partnerët e koalicionit ndajnë punë ministrore dhe përpiqen të hartojnë një axhendë të përbashkët.
Mundësia tjetër është një marrëveshje joformale, e njohur si marrëveshje “besimi dhe mbështetjeje “, në të cilën partitë më të vogla bien dakord të mbështesin ligjet kryesore të propozuara nga partia kryesuese, siç është buxheti, por formalisht nuk marrin pjesë në qeveri.
Nëse Theresa May nuk arrin të sigurojë një nga këto dy mënyra, e drejta e formimit të qeverisë ikalon liderit të partisë së dytë fituese, në këtë rast Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste.
Por duke pasur parasysh dallimet e mëdha në politikat e partive të vogla atyre më të mëdha nuk është e qartë se si mund të formohej një koalicion sado pak i qendrueshëm.
A do të dorëhiqet May?
Thirrjes së liderit laburist Corbyn për dorëheqje, kryeministrja May iu përgjig:
“Në këtë kohë më shumë se çdo gjë tjetër ky vend ka nevojë për stabilitet.”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook