Colmar, një qytet piktoresk francez pranë kufirit gjerman, ndodhet në “Road Wine”, duke u bërë kështu “kryeqyteti” i verërave të Alsasit.
Me një numër prej 67.000 banorësh, është qyteti i tretë më i madh i Alsatias. Ky qytet është vendlindja e piktorit dhe gdhendësit Martin Songkaouer si dhe e skulptorit Frédéric Bartholdi, i cili projektoi “Statujën e Lirisë”.
Lumi Rin kalon 15 km në lindje të tij, por qyteti lidhet me të me anë të lumit Laouch, qe kalon përmes tij. Në brigjet e lumit shtrihen shtëpitë, hotelet, restorantet dhe mijëra lule shumëngjyrëshe që e bëjnë qytetin të duket edhe më përrallor.