Kioske
‘Mercedes Benz Albania’ mrekullia e Tiranës ( 64 Foto )
Vetëm pak ditë më parë në kryeqytet u përurua një autosallon nga më modernët në Ballkan i “Mercedes Benzi”-it, i cili reklamon modelet më të fundit të super-makinës më të dashur nga shqiptarët.
“Podiumi.com” sjell sot këtë fotogaleri nga super-salloni modern por edhe nga modelet më të reja të “Mercedes-it”, të cilat i shikojmë çdo ditë nëpër rrugët tona.
Dhe padyshim që marka “Mercedes” është modeli më i preferuar jo vetëm i shqiptarëve poi marrë botës, por Shqipëria ka tani sallonin më të madh në Ballkan të ekspozimit dhe shitjes së automjeteve të gjigandit “Mercedes-Benz”.
Kjo është arritur ngakompania “Kastrati Group” dhe “Auto Star Albania Sh.A”, përfaqësues ekskluziv i markës prestigjoze “Mercedes-Benz” në Shqipëri.
Luksi dhe fjala e fundit e teknologjisë që “Daimler AG” dhe “Mercedes-Benz” nuk janë më ëndër por realitet edhe në Shqipëri.
“U deshën mbi 13 milionë Euro që ky projekt madhështor të kthehej në realitet. Jemi krenarë që përfaqësojmë denjësisht Mercedes-Benz dhe moton e tij “The best or nothing”,- thotë Zv.Presidenti i “Kastrati Group”, Leonard Kastrati.
https://www.facebook.com/mercedesbenzalbania/videos/1203625896413944/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu