Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti Tom Doshi u paraqit bashkë me avokatin pranë organit të akuzës.
Shkak janë bërë hetimet e hapura dy vjet më parë sipas një kallzimi të ILKPI, që pretendonte se Doshi kishte fshehur pasurinë.
Pas veprimeve hetimore, Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet dhe pritet që ta dërgojë Doshin të pandehur në Gjykatën e Lartë.
Akuza që do të rëndojë ndaj tij është ajo e deklarimit të rremë, thanë burime të Prokurorisë së Përgjithshme.
Ndërkohë, Tom Doshi është nën gjykim në Gjykatën e Lartë edhe për çështjen Doshi-Bami-Frroku, që është në fazën e marrjes së provave shkresore.
Pasi doli nga organi i akuzës, Doshi tha se kjo bëhet për zgjedhje dhe se të gjitha akuzat do të bien poshtë në gjykatë.
“Bëhet për zgjedhje, por unë kam një mesazh dhe për elektoratin: të rrinë të qetë, asgjë s’kam asgjë me ligjin, unë do të vij në parlament. Të gjithë akuzat do të bien poshtë në gjykatë”.
Tom Doshi kandidon nën siglën e PSD-së.
“Nuk më pengon asnjë gjë, përkundrazi do më rritet mbështetja. Pretendoj të marr tre deputetë në Shkodër, jo një”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu