Janë të rralla momentet private që ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ndan me miqtë në profilet sociale, por në raste si këto, vështirë ta mbash gëzimin vetëm për vete. Klajda Gjosha, e ftuar në dasmën e dy miqve të saj këtë fundjavë, ka qenë e shoqëruar nga motra e vogël, Kolis, e cila, siҫ duket edhe nga këto foto, ka pothuaj të njëjtat tipare si edhe motra e saj e madhe.

Kolis ka festuar këtë të shtunë ditëlindjen, ndaj edhe ministrja e ka ndarë urimin e ditëlindjes edhe në Facebook-un e saj me një foto me të motrën.
“Vitet ikin dhe ti je rritur kaq shumë. Jam shumë krenare për ty o motra!”, shkruan Klajda krahas fotos në profilin e saj. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Kolis, e cila ia kthen me të njëjtën monedhë “Edhe unë jam shumë krenare për ty.”
Me dhjetëra urime e komplimente kanë vijuar në profilin e ministres për ditëlindjen e së motrës, por edhe për pamjen e tyre shumë elegante.

klajda gjosha ile ilgili görsel sonucu

klajda gjosha ile ilgili görsel sonucu