Radar
HTC U11, i projektuar për të konkurruar Samsung dhe Apple
Nuk ishin të largëta kohët kur HTC ishte në krye të telefonëve Android, por Samsung dhe Apple fituan terren duke e lënë pas këtë kompani.
Por tashmë kompania ka sjellë HTC U11 me të cilin synon të konkurrojë të mëdhenjtë që kanë pushtuar tregun.
HTC U11 vjen me një teknologji unike “Edge Sense” me një larmi ndërveprimesh. Me HTC U11 mund të bësh foto thjesht duke shtrënguar pjesën fundore të aparatit, por me një presion të lehtë.
Ky aparat është me ekranin 5.5 polësh Quad HD 3D, procesori Snapdragon 835, fotokamera ballore 16MP dhe e pasme 12 Megapixel. Sipërfaqja e HTC U11, është xham likuid që përdor teknologjinë Optical Spectrum Hybrid Deposition.
Çmimi i HTC U11 nis nga 650 dollarë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu