Kryesore
FOTOT/ Tronditëse, njërëzit e Erdoganit arrestojnë nënën e re menjëherë pas lindjes
Bashkëshkortja e të arrestuarit në kuadër të operacioneve kundër Lëvizjes Gylen në Çorum, Nazli N. Mert, është arrestuar një ditë pasi ka lindur fëmijën e saj. Policët që kanë bërë roje para derës së spitalit gjatë kohes së lindjes, kanë dërguar për në komisariat nënën Mert së bashku me foshnjën. Me pamundësi për të ecur nëna Nasli N. Mert, është parë të merrej me karrocë.
Pas fillimit të dhimbjeve të lindjes ajo është dërguar për në Spitalin Etlik O. Lokman Hekim, në Ankara. Policia ka qenë në pritje për ta arrestuar para derës së dhomës ku do të lindte.
Sipas informacioneve, në momentin e bastisjes së policisë gjendja e shendetesore e Nazli N. Mert është përkeqësuar. I është dhënë serum menjeherë pasi ka pasë rënie të tensionit. Pas shpeshtimit të dhimbjeve të lindjes, Mert është marrë në dhomën e lindjes. Policët që prisnin tek dera e dhomës së lindjes kanë arrestuar sot nënën e re së bashku me foshnjen e saj./Javanews.al
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu