Sipas një sondazhi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, shqiptarët janë populli më i politizuar në Europë.
Në sondazh janë përfshirë 51 mijë familje në 29 vende të ndryshme të Europës dhe Azisë Qendrore.
21% e popullsisë në Shqipëri është e anëtarësuar në një parti politike, apo 27% e meshkujve dhe 15% të femrave janë anëtarë të një partie në Shqipëri.
Pas Shqipërisë, vendi i dytë më i politizuar renditet Mongolia, ku pjesa e popullsisë që rezulton e anëtarësuar në një parti politike është rreth 17%.
Më pas vijnë me radhë Taxhikistani me 15% dhe Mali i Zi me 14%, ndërsa në Europën e zhvilluar pjesa e popullsisë së anëtarësuar në partitë politike është vetëm 7% ose 3 herë më pak se sa në Shqipëri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu