Lidhu me ne

Aktualitet

Një dhuratë e Trump për Kinën

Tërheqja e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, një dhuratë e Trump për Kinën

Tërheqja e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, një dhuratë e Trump për Kinën
Duke tërhequr vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për klimën, Donald Trump i ka bërë një dhuratë tjetër Kinës dhe ambicies së saj për t’u shfaqur si një aktore me përgjegjësi në çështjet botërore, pavarësisht statusit si ndotësja e parë e planetit.
Përballë ndryshimit të papritur të Amerikës, regjimi kinez kërkoi sot të shfaqet si një shtyllë e marrëveshjes së vitit 2015, një rezultat i fituar pas shumë përpjekjesh, duke u angazhuar ta aplikojë.
“Bëhet fjalë për një detyrë që merr Kina si një vend me përgjegjësi të mëdha”, konfirmoi para shtypit zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Ne kemi verejtur se veprimet tona dhe roli ynë drejtues janë mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar”, theksoi ai.
Kina është ndotësja e parë në botë, por gjithashtu dhe investitorja e parë në energjitë e rinovueshme, me më shumë se 100 miliardë dollarë vitin e kaluar sipas shërbimit të informacionit “Bloomberg New Energy Finance”.
Ajo është angazhuar të reduktojë varësinë nga nafta dhe karboni dhe të reduktojë ndotjen që asfikson metropolet e saj në pjesën më të madhe të vitit.
Tërheqja amerikane i ka dhënë mundësinë të rrisë akoma më shumë investimet në energjitë e gjelbërta jashtë vendit duke rritur influencën politike në vende që mbështeten gjithnjë e më shumë në kartmonedhën kineze për zhvillimin e tyre.
“Për Kinën, kjo është kohë e artë, kjo e vendos në pozicion force”, theksoi John Mikler, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Sidneit. ”
Paradoksi tashmë është që Kina arrin ta kalojë prapa Amerikën ndërkohë që ajo merr timonin.
SHBA-ja me tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit i dha Kinës një fitore morale, diçka që i jep mjaft mbështetje presidentit Xi në shtëpi dhe jashtë saj. Mbase, ai nuk është ende lideri i vërtetë i klimës, por është padyshim lideri “de facto”, pasi iu krijua mundësia  dhe Xi Jinping nuk është nga ata që e lë këtë mundësi t’i ikë nga duart.
“Partneriteti ynë sot është më i rëndësishëm se kurrë”, theksoi sot presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker pas pritjes së kryeministrit kinez, Li Keqiang në Bruksel. (ATSH-AFP)
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix8 orë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet10 orë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar10 orë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix11 orë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix11 orë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix11 orë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix11 orë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix11 orë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook