Ndodh që përsonazhet televizivë të qendrojnë aq gjatë në ekran, saqë të na duket sikur pamja e tyre ka qenë po kaq e njejtë, gjithmonë. Një tjetër faktor ndikues tek ky fenomen, është mosha e re e të tillë figurave, të cilët na bëjnë të harrojmë, se dhe ata kanë kaluar dikur një fazë më të hershme: adoleshencën! Mesa duket, Ledion Liçon e ka marrë malli jo vetëm për veten, por edhe për kolegët, të cilët kanë ndryshuar shumë nga sot, e 10-15 vite më parë (ndoshta dhe më shumë). Moderatori ka publikuar në Instagram një faqe të ish revistës për adoleshentë “Trendy”, ku shihet krahë për krahë Xhemit dhe Kozeta Kurtit. Të tre më të rinj, me stil krejt ndryshe e me ca kile më pak mbi supe, këta personazhe vështirë se njihen me shikimin e parë. E kjo vlen më shumë për Ledionin, i cili ka ndryshuar më shumë se dy vajzat. Epo, vetëm kohën nuk kemi në favor, apo jo?
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu