Lidhu me ne

Temporal

S’qeveriset gjatë duke nxitur frikën!

Image result for ismail kadare

 

Ismail Kadare e ka shikimin të padepërtueshëm, ashtu si disa prej personazheve të tij. I cilësuar si Kafka i Ballkanit, shkrimtari shqiptar 81-vjeçar, prej disa vitesh, favorit për çmimin Nobel në letërsi, në librat e tij, është vërtet i angazhuar për të treguar si funksionojnë sistemet totalitare, absurditetin e verbër të pushtetit diktatorial, frikën e atyre që vuajnë dhe revoltat intime e të guximshme”.
Intervista e Ismail Kadaresë, ku në qendër të vëmendjes është raporti i brendshëm i shkrimtarit me diktaturën, Europa, ‘uria për të’, nis me radhët e mësipërme, mandej, pyetjet shkojnë drejt shtigjesh të tjera, ku frika, pushteti, letërsia e liria përballen e ‘kacafyten’.
Në Shqipërinë e diktaturës komuniste, shteti u kërkonte shkrimtarëve “të rrinin urtë”. Mungesa e lirisë, e ndalte apo e rriste frymëzimin e artistit? Kësaj pyetjeje të francezes “L’echo”, mes disa të tjerash, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare i përgjigjet kështu: “Në rastin tim, mungesa e lirisë ishte, në të njëjtën kohë edhe nxitëse, edhe kushtëzuese e frymëzimit tim. Letërsia në vetvete është diçka superiore, hyjnore: letërsia jep kur dëshiron. Por në përgjithësi, unë mendoj se kufijtë e vendosur nga një regjim autoritar në fund i bëjnë keq dhe e kufizojnë lirinë mendore të një artisti”.
Në intervistën dhënë gazetares Silvia Benedetti, Ismail Kadare ka folur edhe për frikën.
“Ju shpesh keni folur mbi tiraninë dhe çrregullimet psikologjike të atyre që vuajnë. A mund të mësohemi me frikën?” e pyet gazetarja, dhe Kadare përgjigjet: “Unë mund t’ju them, se në qoftë se një artist, një shkrimtar e vuan tiraninë e frikës, nuk mund të jetë artist apo shkrimtar. Shpesh librat e mi u ndaluan në Shqipëri. Çdo herë, i thashë vetes i zhgënjyer: ‘Në djall letërsia’. Dhe pas disa ditësh, rinisja të shkruaja si pas një etheje të çuditshme”.
Më tej, mbi konstatimin se fuqia në romanet e tij, përshkruhet shpesh si një përbindësh grotesk dhe i verbër, Kadare thotë se “e keqja është ende aq e përhapur në botë! Sot ne jemi dëshmitarë të një lloj demokracie të lodhur. Natyrisht, ringjallja e populizmit në Perëndim është alarmante. Është e nevojshme që të jemi të kujdesshëm, por nuk qeveriset gjatë duke nxitur frikën”.
Image result for ismail kadare
Harmonia fetare
I pyetur për shpëtimin e hebrenjve dhe harmoninë fetare në vendin tonë, Kadare ka shpjeguar se nuk ka asnjë sekret dhe se ne nuk jemi engjëj, ashtu siç ka shtuar se kjo harmoni është disi përtej nesh. “Ajo që është e rëndësishme për ekuilibrin e një shoqërie është kujtesa. Kujtesa, individuale dhe kolektive, mund të manipulohet nga pushteti dhe kontradiktat e tij. Kjo është historia e manipulimit politik që shpesh vendos kujtesën e një populli. Dhe ky manipulim ndonjëherë ndjek logjikën paradoksale”.
Duke qenë se tema e kujtesës gjendet edhe në librat e tij, ai pyetet, nëse mund të kapërcehen plagët e luftës apo plagët e një regjimi totalitar. “Memoria e një populli është shpesh e helmuar me gënjeshtra vulgare”. Ai merr shembullin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje, aq afër së bashku, Shqipërisë dhe Italisë. Duke qenë disi i zhgënjyer nga Italia, Kadare, thotë se “ne u përpoqëm të mos përziejmë logjikën politike të fqinjit dhe dashurinë për kulturën e tij të jashtëzakonshme. Racizmi vjen nga injoranca… Ky është shpesh rezultat i një shtrembërimi të qëllimshëm të historisë”.
Image result for ismail kadare
Identiteti
Kadare vëren më tutje se në identitetin kombëtar, gjuha dhe kultura ende kanë një peshë themelore. “Gjuha mund edhe të konsiderohet si një armë nga një qeveri represive! Mendoni se në kuadër të Perandorisë Osmane, ku Shqipëria ka qenë e përfshirë për më shumë se katër shekuj, gjuha shqipe u ndalua, ajo konsiderohej e rrezikshme!
Dante Alighieri, poeti më i famshëm, në Shqipëri ka qenë gjithmonë i dashur për ne, pavarësisht nga mosmarrëveshjet tona të kaluara me vendin e tij të lindjes. Në Shqipëri, veprat e tij janë përkthyer shumë herë, madje janë të përkthyera edhe në burgje. Dante ishte bërë shoqërues i mirë i të burgosurve politikë. Kjo tregon se kultura ndjek logjikën, e kjo i tejkalon prioritetet dhe tekat e politikës. Kultura është një çimento madhështore, që është në gjendje të bashkojë njerëzit”.
Europa e Shqipëria
I pyetur edhe për çfarë Kadare ka thënë mbi vendin e Shqipërisë në Europë, që “për Shqipërinë, të kthehet në Europë është çështje jete a vdekjeje”, shkrimtari ka sqaruar rëndësinë e Europës për Shqipërinë.
“Është jetike për ne që të kthehemi në familjen e madhe europiane. Të jesh anëtar i BE-së është gjendja e natyrshme për një vend që zë një pozicion të tillë strategjik në kontinent. Në Shqipëri ne pyesim veten pa pushim për natyrën europiane apo jo të kombit tonë, rrënjët tona të përbashkëta. Në kuadër të disa fërkimeve të brendshme në BE, unë pyes veten në qoftë se të gjitha shtetet anëtare e kanë kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të jetë europian sot”.
Uria për Europën?
“Ju do të mendoni se po bie në nacionalizëm… por më pëlqen të mendoj se ne jemi, në mesin e të gjithë njerëzve që dëshirojnë tani të kthehen në familjen europiane, jemi ata që shfaqim aspiratat më legjitime për ta bërë këtë. Ka në Shqipëri ndenja pro-europiane tepër të larta. Vetëm disa elita të korruptuara e urrejnë Europën dhe ‘rregullin’ që ajo sjell. Në Shqipëri, edhe armiqtë e BE-së kanë turp ta kundërshtojnë aspiratën kolektive. Europa është zgjidhja më e arsyeshme që është propozuar për të luftuar nacionalizmin”.

 

Silvia Benedetti, “L’echo”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook