Studiuesi, piktori dhe restauratori Mustafa Arapi hedh tezën se piktura “Motra Tone” e realizuar në vitin 1983 nuk është e Kol Idromenos. “Ka vite që unë kam dalë në këtë konluzion, më ka rënë në sy menjëherë që “Motra Tone” nuk ka lidhje fare me autorësinë e Kol Idromenos”-thotë studiuesi. Duke e krahasuar me dy veprat e tjera të Idromenos “Dasma Shkodrane” dhe “Dy rrugët” Arapi sheh pak ngjashmëri në teknikën e përdorur me portretin e “Motrës Tone”.
“Ajo ka një teknikë të jashtëzakonshme, teknikën e velaturës, thellësinë e ngjyrës, ka një transparencë në rrobat e saj dhe shumë delikatesë, ndërsa gratë që janë te Dasma Shkodrane nuk e kanë këtë elegancë”-shprehet Arapi për Gazetën Shqiptare.
“Motra Tone” njihet si e para pikturë realiste në Shqipëri dhe një kthesë drejt laicizmit, por studiuesi nuk mendon se vepra është krijuar në Shqipëri. “Mendoj se motra Tone është realizuar në Itali në kohën kur Idromeno ka qenë student. Duhet të jetë bërë nga një mjeshtër, ose i kanë çuar foton në Itali, ose ka shkuar e motra atje, ose ka ardhur mjeshtri në Shqipëri. Jam 100% i sigurt që nuk është pikturë e Kol Idromenos”-shton më tej Arapi.
Studiuesi shpreh rezerva edhe për restaurimin që i është bërë veprës në Francë, në kohën kur ministër Klulture ishte Blendi Klosi duke thënë se piktura ka pësuar ndryshime që i kanë zbehur orgjinalitetin që kishte.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu