Lidhu me ne

Kryesore

Fushatë e tipit të ri: Kryeministri qan me popullin hallet e qeverisë  

Videoja e takimit të kryeministrit në Peshkopi në një kafene ja kalon të gjithave. “Kryevepër” e përpjekjes për spontanitet, thjeshtësi, përballje mes intelektualit dhe masës. Në kafenë kaq shumë të sharë e përgojuar kryeministri më shumë dëgjoi sesa foli: për tokën, bujqësinë. Aty pushtetari takoi Hallin e zakonshëm. Duke tërhequr herë pas herë hundët, shenjë e një zgjimi të vonë nga gjumi, Rama I veshur sportiv dhe nën qitjen e dubluar të kamerave të ERTV-së dhe fotografes që njësoj si te Gjuetia e Fundit e Koço Devoles shfaqej dhe humbiste pas shkurrnajës së krasitur, pozoi në një muhabetosje të lezetshme, dekor i të cilës ishte kryetari i bashkisë.
Rrotullohu e rrotullohu nëpër hallet e zonës, llafi u nga te PD-ja dhe kandidatët e saj. “Si janë këta kandidatët e PD-së këtu se unë nuk i njoh?”
Me siguri që Rama e ka hedhur fjalën nëse këta të zonës dinë gjë si e kanë Dëshminë e Penalitetit njerëzit e Lulit, se po të jetë për të tjerat e mori ferra uratën. Nga ky muhabet i lezetshëm kafeje, në një mjedis me dritë, Rama e prish duke nisur e duke u folur disa njerëzve që qajnë hallin e një ndihme sociale, a ndonjë pune bujqësore, për projektin e Rrugës së Arbrit. Puna është vënë në vijë: çështjet po ecin, brenda javës vihet në veprim Ministria e Financës. Nisin pastaj llafet për milionat e dollarëve, qindrat e milionë dollarët e zullumeve të Saliut të cilat diskutohen si “hall i kryeministrit” në një kafe në Peshkopi, aty te Hotel Korabi.
Mesazhi është kumbues: Unë hallet i qaj me ata që punojnë, me njerëzit. Me ata që njohin vendin dhe Shqipërinë.  Ja pra pse “nuk bëmë kaq shumë ne”.
Një rromuz nga fundi dhe “urdhëro, ja politika. Ajo e vërteta”. Kritika e artit mund të merret me aktorët në tavolinë: fundja dibranët janë më të natyrshëm se hallet i kanë vërtet halle aty. Kurse për Ramën mund të thuhet se ka probleme në impostim, kalon shpesh shikimin nga kamera duke e trajtuar një “takim spontan” si dubël kinematografik. Skenari është më i arriri: thjesht, troç dhe përherë me Saliun kryefjalë.
Këtu ka dy pasoja: së pari ERTV-ja është live dhe nuk ka kaseta. Pra ec e thuaj ti gjithë ditën se “jemi kundër praktikës së kasetave” kur ky boti është në transmetim direkt.
Së dyti: shansi është që edhe ne të kërkojmë një kafe me Kryeministrin. Për muhabet jo për pyetje.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154797548526523/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar14 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix18 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix18 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix18 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet18 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal18 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske18 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore18 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook