16-vjeçari Davis Allen Cripe, ndërroi jetë muajin e kaluar pas një ataku në zemër të shkaktuar nga kafeina. Adoleshenti konsumoi 3 pije me përmbajtje të lartë kafeine: një pije të gazuar, një makiato dhe një pije energjike.
Si mund të kthehet në vdekjeprurëse kafeina, një përbërës kyç në shumë pije të zakonshme?
Mjekët thonë se varet nga sasia që konsumon dhe historia familjare e personit. Mayo Clinic tregon se afro 400 mg kafeinë në ditë është e sigurt për shumicën e të rriturve që janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Nuk është përcaktuar akoma një dozë e saktë për adoleshentët, duke qenë se nuk lejohen të bëhen studime mbi efektet e saj tek fëmijët. Megjithatë, ekspertët rekomandojnë prindërit që të mbajnë fëmijët larg pijeve energjike, duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të kafeinës.
Ekspertët thonë se kafeina shkakton dëmtime serioze në zhvillimin e sistemit neurologjik dhe kardiovaskular të fëmijës. Prandaj, pijet me përmbajtje të kafeinës, përfshirë pijet e gazuara, duhet të shmangen.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu