Lidhu me ne

Aktualitet

McCain: Putin kërcënim më i madh se ISIS

Senatori amerikan John McCain deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është kërcënim më i madh për sigurinë globale sesa Shteti Islamik, dhe paralajmëroi se Senati do të promovojë sanksione të tjera kundër Moskës për ndërhyrje të pretenduar në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar. McCain, një anëtar i rëndësishëm i politikës së jashtme në Kongres, i bëri këto deklarata në Australi, ku mori pjesë në një samit për sigurinë.
“Unë mendoj se Putin është kërcënimi kryesor dhe më i rëndësishëm, më shumë edhe se ISIS”, tha ai në një intervistë për Australian Broadcasting Company (ABC), duke iu referuar Shtetit Islamik. “Mendoj se rusët janë sfida më e madhe”, tha McCain, i cili kryeson Komitetin e Forcave të Armatosura të Senatit Amerikan. “Ne kemi nevojë për të rritur dënimet dhe shpresoj se Senati do të vazhdojë me të tjera sanksione kundër Rusisë”-tha ai. McCain beson se ekipi i sigurisë së presidentit Trump ka një strategji për të dalë fitimtarë në Afganistan dhe se Trump ka besim të madh në këtë grup.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal3 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske4 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore4 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Facebook