Në zyrën e Klajda Gjoshës, në Ministrinë e Integrimit, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Veç qetësisë së ministres. Të krijohet përshtypja që, prej një modestie personale që e gjen rrallë në mjedise si këto, apo prej idesë së ngulitur që është aty për të kryer një detyrë, nuk të zë syri transformime apo personalizime të skajshme rreth e rrotull. Disa njerëz nuk preferojnë të shprehin gjithçka nga vetja, kudo që të jenë. Kjo nuk i bën më pak të vërtetë. Thjesht i vendos në atë grup që punën e shohin si punë dhe anët që nuk kanë të bëjnë me të i shfaqin jashtë saj, mes njerëzve që njohin prej vitesh e ku dhe ata vetë, janë të njëjtët prej vitesh, pavarësisht postit që mbajnë. Klajda bën pjesë me siguri te këta.
![](https://www.revistaclass.al/media2/2017/05/26/bb86f68277685666dc0e53489df7beaa.jpg)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu