Lidhu me ne

Temporal

Rreziku nga matrapazët e “patriotizmit”*  

Pandelis Bukalas
Shqiptarët shkelën flamurin grek” ulërin – dhe krijon ide të gabuar – titulli mbi ekranin e vogël, ndërkohë që prezantuesja e kanalit televiziv transmeton lajmin në mënyrë melodramatike. “Shqiptarët hoqën dhe shkelën me këmbë flamurin grek” bien dakord dhe ngrenë zërin edhe portalet informative. Ku ideja e gabuar dhe ku “retorika patriotike”? Në numrin shumës: “shqiptarët”, sepse flamurin grek e shkeli një shqiptar dhe jo një njeri i rastësishëm, një i zakonshëm, por shovinisti fanatik Tahir Veliu, kryetar i “Shqipërisë së Bashkuar”.
Mund të ndodhë që dikush, diku tjetër, shqiptarë të tjerë, një ose disa të shkelin flamurin grek, por të kalosh nga numri njëjës në numrin shumës, ndryshimi është shumë i madh. Dhe kur e mbulojnë me një përgjithësim të pamend, ekzagjerim dinak dhe rrezikshmëri për të ngacmuar “frymën politike” të teleshikuesit, atëherë e vetmja gjë për të cilën nuk mund të flasim është gazetaria e përgjegjshme. Kur përdorimi i numrit shumës, shkakton antipati dhe armiqësi karshi një populli të tërë, duke identifikuar kolektivin me një të vetëm, një flamurshkelës, atëherë do të duhet të rifillojë përcaktimi i abëcësë së etikës së gazetarisë.
“Atdheun e zemrës” nuk e ëndërron vetëm Taip Erdogani,”atdheun e bashkuar” nuk e ëndërron vetëm Tahir Veliu. Në Ballkan qarkullojnë shumë nacionalistë të pangopur me territor, të cilët i ngushtojnë kufijtë e sotëm dhe dëshirojnë të dyfishojnë apo trefishojnë vendin e tyre në kurriz të fqinjëve të tyre, të cilët janë gjithmonë “të egër” dhe “grabitqarë”. Në çdo vend të tyrin. Edhe në Greqi.
Irridentistë dhe megaloideistë hartëzojnë me fantazinë më të shfrenuar “Turqinë e Madhe”. “Serbinë e Madhe”, “Shqipërinë e Madhe”, “Bullgarinë e Madhe”, “Rumaninë e Madhe”, “Greqinë e Madhe”, shajnë kundërshtarët e tyre etnikë, rrahin ata që janë të veÇuar, kthejnë portat e futbollit dhe basketbollit në “bastione patriotike”.
Matrapazë të vegjël “patriotizmi”, qoftë kur bëjnë parti të vogla “çlirimtare”, që megjithëse duket se nuk bien dakord ndërmjet tyre, për dicka do ishin patjetër dakord: me traditën në zjarr të Rigas Fereos. Dhe po të kishin të dëgjuar poezinë “konfederata ballkanike” të poetit Kostis Palamas, me siguri do ta digjnin edhe atë bashkë.
Përshtati në shqip nga “Kathimerini”: Gerta Banushi
Marrë nga “Vizion Plus” 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore6 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix6 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar6 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix8 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix10 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix10 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix10 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar11 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar11 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook