Lidhu me ne

Aktualitet

Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama

 

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli është lënë jashtë kandidimit për zgjedhjet e 25 qershorit. Sot ajo ka reaguar për herë të parë duke hedhur akuza të ashpra ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Letra e Jozefina Topallit:
Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk është më Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj unë në listën e deputetëve, por sepse shpirti i Partisë Demokratike është zëvendësuar me llogarinë e ftohtë të Republikës së Re.
E di se ata pak demokratë që kanë mbetur dhe që numërohen me gishtat e njerës dorë janë edhe më zemërthyer se unë, sepse do të bëjnë fushatë për diçka që nuk e besojnë, që nuk është e tyrja-për Republikën e Re të Lulzim Bashës.
Nuk e dija sesi do ta pagëzonte krijesën e tij Lulzim Basha, por e kam ditur që në fillim, disa herë edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbënte Partinë Demokratike, se ai kurrë nuk ka luftuar për asnjë fitore të Partisë Demokratike dhe se e vetmja axhendë e tij ka qenë ajo personale.
Po e nis nga fundi i ngjarjeve.
E di që shumë demokratë janë mërzitur me mua, kur i kërkova Lulzim Bashës të mos bojkotojë zgjedhjet, kur nuk erdha më në çadër ashtu siç do të kisha dashur. Por unë e dija që Lulzim Basha po e përdorte shpirtin e demokrateve, revoltën e tyre kundër Edi Ramës, për të mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramën. Dhe ashtu u bë! Kauza për zgjedhjet e lira e të ndershme u verifikua si një kauzë e rremë e Lulzim Bashës.
“I rremë” është fjala që e përshkruan më mirë Kryetarin e Republikës së Re. Dhe kjo është arsyeja pse gjithmonë i kam përsëritur privatisht dhe publikisht se kam diferenca të mëdha me të.
I rremë për premtimin e madh dhe të pambajtur për ringritjen e Partisë Demokratike, që u shndërrua në një grusht njerëzish servilë të Kryetarit apo klientë të familjes së tij. Nga dita që u vu në krye të PD-së, Lulzim Basha nuk i konsideroi kurrë anëtarët e thjeshtë si aksionerë të PD, por e përdori logon e opozitës si ndërmarrje private biznesi me aksionerë familjarë.
I rremë për premtimin e madh dhe të pambajtur se do të bashkonte dhe ribashkonte PD për të forcuar shtyllën kurrizore të PD, që përfundoi në një karrige me rrota, të cilën e shtyn herë me Ramën, herë me Metën, por asnjëherë me demokratët.
I rremë për premtimin e madh dhe të pambajtur se PD do të jetë gardiane e pakompromistë e interesit publik. Me përjashtim të dy viteve të fundit, Lulzim Basha, ky i Republikës së Re, ka  qëndruar 11 vjet në majat e pushtetit, 4 prej të cilave në krye të Bashkisë së Tiranës, ku nuk la asnjë gjurmë në favor të interesit publik. Përkundrazi! Modelin klientelist familjar e bere model të drejtimit dhe vendimmarrjes në Partinë Demokratike.
I rremë edhe për premtimin më të madh të jetës 2-vjeçare në opozitë, atë të Republikës së Re pa oligarke, të cilët Lulzim Basha ditën i mallkon, ndersa natën darkon familjarisht në vilat e tyre luksoze. Më e rënda është  se për Lulzim Bashën nuk  është problem as fakti se PD rrezikon më të keqen! Atij i mjafton që të jetë në krye dhe të mbajë logon e vulën e PD.
Do të isha edhe unë si Kryetari i Republikës së Re, e rreme, po të thosha se nuk do të doja të isha në Parlament. Por, fatmirësisht, nuk jam e rreme.
Po! Unë doja të isha në Parlament, por doja të isha nga “Lista PD”, jo nga “Lista Basha”. Për të thënë të vërtetën, duke mos më kandiduar, më ka hequr një barrë të rendë, atë të dilemës për ta pranuar apo jo një mandat që vetëm logon do ta kishte të PD, por do të ishte një mandat në shërbim të axhendës personale për pushtet të familjes Basha!
Këtë të dyten natyrisht nuk e bëja në asnjë rrethanë.
Por tani nuk kam më asnjë dilemë. Çfarë e kam dyshuar prej kohësh, është vërtetuar plotësisht: Lulzim Basha nuk ndryshon nga Edi Rama dhe as Republika e tij Re nuk ka ndonjë ndryshim nga Rilindja.
Qofsha e gabuar!
Ajo që më ngroh është se këto ditë kam marrë mesazhe të pafundme. Kam lexuar fjalë zemre, që nuk e di a i meritoj. Por e di shumë mirë se këto 20 vjet kam qenë e privilegjuar, që kisha besimin e demokratëve të vërtetë dhe çdo qytetari që ka identifikuar tek figura ime politike dhe njerëzore përpjekjen e vet të përditshme për të ndërtuar jetën me ndershmëri.
Dua të falenderoj zotin Berisha e në mënyrë të veçantë shkodranët e mi. Ata më nderuan 20 vjet me rradhë dhe me votën e tyre më dhanë 6 mandate radhazi me besim e dashni të madhe.
U kërkoj të falun për çfarë nuk kam mundur apo nuk kam ditur të bëj.
Unë do të vazhdoj të jem  në politikë.
Nga jashtë parlamentit do të ngrihem kundër çdo padrejtësie dhe çdo akti korruptiv, që ushqen shqiptarët me bindjen se ky vend nuk bëhet. Unë besoj se Shqipëria mund të bëhet me politikanë të pakorruptuar, me autoritet dhe integritet të lartë moral.
Çdo gjë varet nga shqiptarët.
Tani është koha.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook