Dy nga deputetët e përjashtuar nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e qershorit, dolën në një konferencë për shtyp.
Jozefina Topalli dhe Arben Imami thanë se kërkojnë mbledhjen e forumeve të PD.
Imami tha se Basha ka shkelur ligjin, ndaj kërkojnë shkarkimin e tij.
Topalli e mori e para fjalën, por nuk foli gjatë pasi tha se më herët kishte shpërndarë një letër për mediat.
“Kam pasur një dyshim prej kohësh që kjo nuk është PD, sot nuk kam asnjë dilemë që kjo nuk është PD që unë njoh, me të cilën unë kam punuar dhe jam rritur. Kjo është një parti, logon e së cilës e ka marrë Lulzim Basha për llogari të interesave familjare, klienteliste të tij. Lista në terësinë e saj, me pak përjashtime, është lista e familjes Basha, bizneseve të tyre dhe klientëve të tij”.
“Jam këtu për të luftuar kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Nuk mund të kapet vendi nga tre veta që bëjnë lojë me njëri-tjetrin. Që në ditën e parë kur ka zbritur nga avionic unë nuk e kam mbështetur asnjë ditë Lulzim Bashën. Kam diferenca të mëdha me të”, u shpreh Topalli.
Kurse Imami shpjegoi ato që i quajti shkeljet e Bashës.
“Pas publikimit të listave të PD është krijuar shqetësim të madh, reagime qytetarësh, simpatizantësh, kandidatë, intelektualë që e kanë mbështetur këtë parti dhe e kuptojmë që mesazhi i tyre është se nuk mund të largohet Edi rama duke shkatërruar PD-në.
Vendimi për listat është marrë nga vetëm një njeri. Është marrë në shkelje të ligjit.
Nuk ka qenë traditë e kësaj partie që të mos bëhen konsultime.
Prandaj të mblidhen forumet demokratike dhe të shkarkohet Lulzim Basha.
I bëj thirrje të gjithëvë që të ecin këtë drejtim sepse nuk ka kohë. E dimë që në 26 qershor do jetë shumë vonë. Kjo është listë humbëse,” tha Imami.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu