Rama nxit sherrin brenda PD: Basha vrau bashkëpunëtorët e Berishës
Zhurma që shkaktoi lista e kandidatëve të PD-së po përdoret nga socialistët për të nxitur një përplasje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Gjatë mitingut që pati në Cërrik, Edi Rama e përsëriti përsëri krahasimin e Berishës me fantin spathi, të lënë vetëm mes kandidatëve, pa ish bashkëpuntorët e tij në qeverisjen e 8 viteve të PD.
“Akoma sot s’ka bërë gati të gjithë skuadrën për ta nxjerrë në fushë, por ajo që dime sot është që ia vrau të gjithë bashkëpunëtorët dhe e la tek pullë, si fantin spathi atje ne mes”,- tha Rama.
Në listën e kandidatëve për deputetë të PD ra në sy mungesa e Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Astrit Patozit dhe shumë emrave të tjerë që kanë pasur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së PD.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu