Lidhu me ne

Kryesore

Basha kalon natën në spital, anulon takimet elektorale. Policia nis hetimet

Basha kalon natën në spital, anulon takimet elektorale. Policia nis hetimet

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është paraqitur paraditen e sotme ne spital pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Kreu demokrat ka pasur shqetësime në sy, si dhe lotim të tyre, skuqje dhe kruarje.
Për këtë arsye ai është paraqitur në spitalin francez pranë QSUT-së, ku bashkë me të kanë shfaqur probleme edhe rreth 50 simpatizantë të tjerë të PD-së.
E përbashkëta e tyre është se të gjithë kanë qenë gjatë mbrëmjes së djeshme në aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, miting që u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ata kanë shkuar në spital me djegie dhe shqetësime në sy që i kanë sjell lotim dhe skuqje.
Dyshohet që problemet në sy t’i jenë shfaqur nga lëndë tymuese që mund të jenë përdorur në mitingun e fushatës.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është detyruar të anulojë tre takime elektorale të planifikuara për tu zhvilluar gjatë ditës së sotme në Divjakë, Lushnje dhe Roskovec, për arsye se ndodhet në spital.
Nga Policia e Tiranës kanë nisur hetimet për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në mitingun e PD-së që solli probleme shëndetësore tek qytetarët.
Policia e Tiranës deklaroi sot se 50 persona kanë përfunduar në QSUT për trajtim mjekësore me simptoma të ngjashme, kryesisht dhe skuqje, ndërkohë që vetëm tre prej tyre kanë qëndruar në spital për mjekim të mëtejshëm.
Sipas policisë, këta shtetas kanë qenë pjesë e mitingut elektoral të Partisë Demokratike të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës.
Njoftimi i policisë:
Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e sipërme te trupit.
Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.
Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.
Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.
Nderkohe po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme per te përcaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Simpatizantët e PD-së në ambientet e spitalit

Simpatizantët e PD-së në ambientet e spitalit

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë mitingut të Partisë Demokratike në ‘Bulevardin Dëshmoret e Kombit’ në Tiranë.
Rreth 10-12 mbështetës të PD-së, të cilët ishin të pranishëm në momentin që u bë hapja e Fushatës Elektorale, pas tubimit janë paraqitur në QSUT me simptoma, skuqje fytyre, djegie, lotim dhe shqetësime në sy.
Dyshohet se kjo anomali protestuesve mund t’u jetë shkaktuar nga ndonjë lëndë e përdorur gjatë tubimit, nga ushqimi, ose ndonjë alergji e mundshme.
As spitali, por edhe Policia nuk ka dhënë një përgjigje të plotë se për çfarë bëhet fjalë, por Policia ka marrë të gjitha masa për të saktësuar se nga se ju shkaktuan këto simptoma simpatizantëve të PD-së.
Sipas burimeve nga PD, në ambientet e spitalit ka mbërritur rreth orës 04:39 të mëngjesit edhe Lulzim Basha.
Policia bllokon Bulevardin për të mbledhur provat
Të sinjalizuar për këto probleme, policia ka dalë për verifikim në terren. Që në orën 07:00, një grup ekspertësh të kriminalistikës kanë kryer kontrolle në Bulevard, për të zbuluar se nga se është shkaktuar ky fenomen.
Në orët vijim pritet një përgjigjet e saktë nga Policia dhe Spitali se çfarë ka ndodhur.

U helmuan 50 qytetarë, reagon PD: Në miting s’ka patur lëndë plasëse

U helmuan 50 qytetarë, reagon PD: Në miting s’ka patur lëndë plasëse

 

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së një dite më parë ku rreth 50 vetë u paraqitën në QSUT me skuqje, enjte dhe djegie në sy pas përfundimit të mitingut të hapjes së fushatës.
Në një deklaratë për mediat PD thotë se gjatë mitingut nuk ka patur asnjë lëndë plasëse dhe se tullumbacet nuk kanë qenë shkaktare për ngjarjen.
“Ne lidhje me ngjarjen e mbrëmshme ku dhjetëra simpatizantë të PD raportohen të jenë lënduar, nuk ka pasur asnjë lëndë plasëse. Tullumbacet nuk kane qenë shkaktare pasi ato ndodheshin rreth 30 m larg dhe u larguan në ajër. Policia po heton ngjarjen”, thuhet në deklaratën e PD.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme.
Ndërkohë policia ka marrë bluzat dhe mostra për të bërë analizat për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Misteri i mitingut të PD, 50 persona në spital. Katër institucione nisin hetimet

Misteri i mitingut të PD, 50 persona në spital. Katër institucione nisin hetimet

Katër institucione janë angazhuar për të zhvilluar hetime rreth helmimit të masiv të mbështetësve të Partisë Demokratike në Bulevardin e Kombit.
Sipas policisë së Tiranës, menjëherë pasi është marrë njoftimi, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës është ngritur grupi hetimor me ekspertë nga Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe struktura të specializuara të Forcave të Armatosura, etj.
Sipas policisë, po kryhen gjithë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun që provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mbetet ende misteri shkaku që çoi në spital rreth 50 persona, të cilët kishin skuqje e forma djegieje në pjesën e fytyrës, tre prej të cilëve janë shtruar.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

TIRANA 2030/ Projektet arkitekturore që do të transformojnë kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po kalon një transformim të jashtëzakonshëm të nxitur nga një vizion ambicioz për të ardhmen e...

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Facebook