Gatime
Si t’i përdorni erzat në gatimet tuaja
Perdorimi i erzave ne gatim eshte nje arme e forte per te rritur cilesine dhe vlerat ushqyese te tij dhe jo vetem, eshte nje menyre e mire per te ulur nevojen e perdorimit te kripes. Ja si mund te beheni me kreativ ne kuzhine me perdorimin e erzave:
- Borziloku: Perdoreni ne salca, perime, pjata me veze dhe sallata.
- Dafina: Vendoseni per te dhene arome ne supa dhe gjelle.
- Speci i kuq Kajen: Ju jep mundesine te beni me pikante perimet, mishin, vezet, gjellet dhe salcat.
- Koriander: Shtojeni te drithrat si orizi dhe te recetat Meksikane.
- Kanella: Kombinojeni me fruta, drithra te gatuar si tershera ose tosti me veze.
- Kumeli (qimnon): Shkon ne gjelle, drithra, qiqra, patate, perime, mish pule dhe peshk.
- Pluhuri kerri: Kombinojeni me perime, pule dhe mish.
- Koper: Shkon shume mire me peshk, kastraveca, kos, laker te bardhe dhe veze.
- Hudher: Perdoreni me perime, ne salca dhe supa.
- Xhinxher: Shtojeni ne perimet e tiganit, ne supa dhe sallata.
- Rigoni: Vendoseni ne salca, perime, drithra te gatuar, mish dhe pule.
- Paprika (speci i kuq i embel): Perdoreni ne supa, gjelle, fasule, peshk, mish dhe pule.
- Majdanozi: Ze vend shume mire si garnityre ne supa, gjelle, sallata dhe perime.
- Rozmarina: Vendoseni ne pjekjen e perimeve, kerpudhave, tubereve, mishit dhe pules.
- Sherebela: Shkon shume me perimet e dimrit, supat dhe mishin e pules.
- Turmerik: perdoreni te orizi, purete, supat dhe salcat.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu