Nis Muaji i Ramazanit, ja kalendari i syfyreve dhe iftarëve gjatë Ramazanit 2017
Muaji i Ramazanit sipas kalendarit fillon më 26 maj dhe përfundon më 24 qershor. Duke u uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muaj të mbarë në këtë periudhë të sakrificës, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka publikuar kalendarin e agjërimit sipas orëve. Dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtarët fillon mëngjesin e 27 majit dhe mbyllet mbrëmjen e 24 qershorit.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit. Ky muaj agjërimi do të thotë shmangie e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve, sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.
Data 25 qershor do të jetë dita e festës së Fiter Bajramit!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu