Kryesore
Listat e PD/ Ja ku do kandidojnë Mediu, Duka, Shehi, Ndoka e Dule
Janë zbardhur një pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të Demokratike. Ndrësa selia blu nuk e ka konfirmuar ende listën e saj “Mapo.al” mëson se ku janë futur aleatët e saj në listat e demokratëve.
Kreu i PAA-së Agron Duka do të garojë i pesti në listën e Durrësit nërkohë që i pari është Oert Bylykbashi.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu do të jetë i pesti në Tiranë. Po në këtë liste republikanët do të kenë edhe Blendi Sulajn të renditur në vendin e 14-të.
Dashamir Shehi i LZHK-së do të jetë ne vendin e 10-të në listën e Tiranës.
Numri “një” i PBDNJ-së Vangjel Dule do të garojë në qarkun e Vlorës ndërsa kreu i PDK-së, Nard Ndoka në Shkodër.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, foli për gazetarët para selisë së PD-së pas një takimi me kreun e kësaj force Luzlim Basha.
Ai tha se, PR do të garojë me një logo me PD-në, duke sugjeruar se të gjitha votat e PR-së do shkojnë për PD-në. Vetë Mediu garon i pesti në Tiranë, ka edhe një kandidat tjetër të 13-tin po në këtë qark.
“Çdo republikan është padyshim një kandidat demokrat”, – tha Mediu.
“A jam i kënaqur me marrëveshjen? Dëshirat janë shumë të mëdha, por mendoj se kjo është një marrëveshje e arsyeshme në lidhje me atë që kemi kontribuar dhe peshën politike” – tha Mediu.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu