Lidhu me ne

Kryesore

Kuotat dhe kriteret në fakultetet e Universitetit të Tiranës 2017-2018

 

Mbikëqyrja dhe administrimi i provimeve të Maturës Shtetërore 2017 do të zbatohet në të njëjtën rregullore, sikundër ka ndodhur edhe gjatë viteve të shkuara.
Zëvendësministri i Arsimit, Gerti Janaqi, ka konfirmuar se fushata zgjedhore nuk do të ketë asnjë ndikimin në cenimin e mbarëvajtjes së provimeve të maturës.
Aktualisht grupet e ekspertëve të MAS dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore janë duke zhvilluar përgatitjet finale për të bërë gati infrastrukturën e duhur për maturën e 2017-ës, ku provimi i parë do të zhvillohet me datën 5 qershor.
Krahas fondit të pyetjeve për testet, janë detajuar edhe të gjitha ambientet në të cilat do të zhvillohet provimi, si dhe lista zyrtare e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimin e parë të detyruar të maturës.
“Pavarësisht se ky është një vit elektoral, ne do të ruajmë të njëjtin standard në mënyrë që të mos ketë asnjë ndikim politik. Është një proces teknik, i cili do të vijojë normalisht nën masa të rrepta administrimi, sikundër ka ndodhur edhe në maturat e shkuara.
Nuk mund të themi se ka shtim apo ndryshim masash, është e njëjta rregullore, i njëjti komunitet, e njëjta marrëveshje me policinë, me shërbimin e postës dhe strukturat e tjera që do të vijnë në ndihmë të administrimit të provimeve”, vuri në dukje zëvendësministri i Arsimit Gerti Janaqi.
Maturantëve tashmë po u komunikohen edhe rregullat finale për ditën e provimit, teksa edhe administratorët janë trajnuar dhe udhëzuar në lidhje me zbatimin e rregullores së provimeve.
Sipas kushteve të detajuara në rregulloren e Maturës Shtetërore, maturantët duhet të paraqiten në ambientet e provimit detyrimisht 1 orë e 30 minuta para nga nisja e testimit, kohë në të cilën duhet të kalojë të gjitha procedurat e kontrollit nga administratorët mbikëqyrës.
Këta të fundit do të bëjnë edhe sistemimin e maturantëve sipas vendit të përcaktuar për secilin prej tyre në listën zyrtare të zbardhur nga Qendra e Shërbimeve të arsimit për çdo ambient provimi.
Në këto kushte, hyrja, shpërndarja dhe sistemimi i çdo pjesëmarrësi nëpër salla, lejohet vetëm duke ndjekur rreptësisht rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga kjo qendër.
Vendi i përcaktuar për maturantët, apo kandidatët që mungojnë do të mbetet bosh, teksa ndalohet kategorikisht ndërrimi i vendeve.
Maturanti duhet të plotësojë testin me stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu. Gjatë kohës së zhvillimit të provimit drejtorit të shkollës i ndalohet të jetë i pranishëm në mjediset e provimit, për të mos lejuar rrjedhje të informacionit.
Rregullorja e provimeve të 2017-ës përcakton më tej se maturanti mund të kërkojë një kopje të testit të vlerësuar, por vetëm pasi të kenë përfunduar të gjitha provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të maturës.
Ministria e Arsimit dhe Sporteve do të bëjë publike afatet, si dhe hapat që do të ndiqen për plotësimin e kërkesës që do dorëzohet për të marrë fotokopjen e korrigjuar të testit.
Fakultetet informojnë maturantët për kuotat dhe kriteret
Në prag të nisjes së provimeve të Maturës 2017, edhe universitetet kanë çelur fushatën e informimit të maturantëve në lidhje me programet e studimit që ofrojnë, kriteret e përzgjedhjes, si dhe kuotat e mundshme të pranimit.
Drejtuesit e fakulteteve të Universitetit të Tiranës, i cili rezulton të jetë edhe një ndër më të kërkuarit nga maturantët, kanë sqaruar ndryshimet dhe kushtet e pranimit që do të zbatohen për garën e këtij viti.
Konkretisht në Fakultetin Ekonomik parashikohet të ketë një rritje kuotash prej 10 për qind, ndërsa fituesit do të përzgjidhen duke u bazuar tek mesatarja e shkollës së mesme në masën 50 për qind, teksa po të njëjtin ndikim do ketë edhe mesatarja e lëndëve prioritet.
Ndërsa në programet e fakultetit të Histori-Filologjisë do të pranohen 150-160 fitues për çdo degë, dhe shpallja e fituesve bazohet tek mesatarja e shkollës së mesme në masën 80 për qind, ndërsa notat e lëndëve të maturës në masën 20 për qind.
Çdo institucion i arsimit të lartë i ka bërë tashmë propozimet në lidhje me kuotat e mundshme të pranimeve, që pritet të jenë në të njëjtat nivele me ato të vitit të shkuar, vendimi i cili do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave gjatë javëve në vijim.
Mësuesit mbikëqyrës humbasin punën nëse neglizhojnë:
  • Të paraqiten në orën 06.00 në DAR/ZA për monitorimin e hedhjes së shortit, për shpërndarjen e administratorëve në qendrat e provimit.
  • Të shoqërojnë kutinë së bashku me përgjegjësin e Administrimit të Provimit nga DAR/ZA në qendrën e provimit.
  • Të monitorojnë hedhjen e shortit në qendrën e provimit për ndarjen e administratorëve në klasa.
  • Të monitorojnë futjen e maturantëve, sipas listës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore (ish KP), kontrollin për celularë dhe verifikimin e dokumentit të identifikimit.
  • Të marrin masa për largimin e drejtorit të shkollës nga mjedisi i provimit, pas dorëzimit të çelësave të drejtorisë.
  • Të mbajnë procesverbal për çdo parregullsi të vërejtur, si dhe të monitorojnë hapjen e kutisë në prani të maturantëve të një klase.
  • Të monitorojnë shpërndarjen e testeve, duke bërë kujdes që çdo maturant të pajiset me testin përkatës.
  • Të monitorojnë procesin e sekretimit, duke bërë kujdes që të mos mbetet asnjë test i pa sekretuar.
  • Të monitorojnë procesin e mbledhjes së testeve, futjes në kuti, vendosjen e çdo procesverbali të mbajtur dhe vulosjen e kutisë.
  • Të shoqërojnë kutinë së bashku me përgjegjësit e sekretimit të testeve, nga qendra e provimit në DAR/ZA, duke e dorëzuar me procesverbal.
  • Të raportojnë në momentin e mbylljes së shortit dhe fillimit të shpërndarjes së kutive.
  • Të raportojnë, pasi të gjithë maturantët janë futur në ambientet e provimit, shpërndarjen e testeve dhe fillimin e provimit.
  • Të raportojnë në momentin kur mbaron provimi dhe kur kutia me materiale është gati.
  • Të raportojnë pas dorëzimit të kutisë në DAR/ZA.
  • Pas mbylljes së provimit të dërgojnë me e-mail raportin e monitorimit dhe ditën e hënë ta dorëzojnë atë së bashku me procesverbalet e mbajtura (nëse ka) në MAS.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar13 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix14 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar14 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar14 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport14 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar14 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet14 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix17 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix17 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix19 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook