Look-u i ri i Linda Ramës është krejtësisht jashtë kornizave
Linda Ramën, gruan e kryeministrit Edi Rama, e kemi parë të luajë me stilin e veshjes duke eksperimentuar mes klasikes dhe stilit casual.
Kurse flokët i ka mbajtur pothuajse gjithmonë në të njëjtin stil: prerje të mesme, baluke dhe ngjyrë të errët; një herë gështenjë, njëherë në çokollatë, por edhe në ngjyrë të zezë.
Dje, Linda Rama u shfaq në një mbrëmje kushtuar poetit Daut Gumeni, me një look krejtësisht të ri.
Me flokët në të kuqe të ndezur dhe një veshje chic-cool, Linda shoqëroi bashkëshortin Edi Rama, i cili gjithashtu ishte veshur shumë sportiv.
Të dy bashkë dinë të dalin jashtë kornizave të stilit klasik që përgjithësisht perceptohet si një kod për figurat e politikës dhe gratë e tyre në eventet publike.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu