Lidhu me ne

Kryesore

‘Hugo Boss’ hedh në gjyq shtetin shqiptar

Shoqëria gjermane e veshjeve “Hugo Boss Trade Mark Management GmbH”, ka hapur një proces në gjykatën administrative në Tiranë kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe avokatura e shtetit.
Kompania gjermane i kërkon gjykatës të shfuqizojë regjistrimin e markës me numër AL/T/2015 me aplikant shoqërinë italiane “Andrea Bossi”. Ankesa e Hugo Boss në Gjykatën e Administrative të Apelit është e datës 19 maj.
Kompania italiane Andrea Bossi ka kërkuar të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh, kapelesh. Përfaqësuesi i saj në Shqipëri, sipas të dhënave nga Drejtoria e markave dhe Patentave, është Ardit Loloçi me adresë “Rruga e Bogdanëve”.
Gjigandi europian i veshjeve Hugo Boss ka paditur autoritet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke.
Sistemi ndërkombëtar i regjistrimit të markave rregullohet nga “Marrëveshja e Madridit për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave”, ku Shqipëria ka aderuar si shtet anëtar.
Legjislacioni kombëtar që rregullon regjistrimin ndërkombëtar të markave përbëhet edhe nga:
  • Ligji Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë industriale”
  • VKM Nr. 1706 datë 29.12.2008 “Për miratimin e rregullores për regjistrimin e markave tregtare dhe të shërbimit” Kreu XV dhe XVI.
Kompania Hugo BOSS pretendon se po abuzohet me markën e saj në Shqipëri. Kompania shet koleksionet e saj në 127 vende në mbarë botën. HUGO BOSS ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme shitjen me pakicë në vitet e fundit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook