Lidhu me ne

Aktualitet

Roland Bejko: Çerrat e Rilindjes po dizinformojnë publikun

SQARIM I DETYRUAR

Po qarkullon një lajm në portale referuar një fake news të publikuar nga një gazetë e majtë se me gjasë unë “i forti” me origjinë nga Lazarati paskam “kërcënuar z. Basha për ti kërkuar me çdo kusht kandidimin tim se ndryshe Lazarati nuk do votojë PD.
Kjo është një shpifje e ulët e trilluar nga një Çer i Rilindjes që zotron portalet libohova online, argjirolajm.net, etj.
E vërteta është që mediat i janë referuar një shkrimi të një dite më parë të portalit të majtë Argjirolajm.net sikur ky portal të ishte nën administrimin tim.
Kjo është gënjeshtër. Dhe shkrimin e këtij rilindsi me titull ” Çdo bëjë Basha me Roland Bejkon” ma kanë faturuar sikur e ka bërë portali im. Nëse do ishte portali im dhe nëse do ta kisha bërë unë vet a me porosi këtë shkrim, po, ashtu mund të merej, si kërcënim. Por ky portal është i Rilindjes. Shkrimin as e kam bërë dhe as e kam porositur unë. Sepse nuk kam nevojë për një të tillë paçavure. Kjo shpifje e madhe mendoj se është bërë enkas për të prishur imazhin tim. Mjafton të thuhet se është nga Lazarati, dhe me njëherë për ata që nuk më njohin jepet ideja e “të fortit”.
Jo mor zotrinj. Unë jam pedagog në Universitetin e Tiranës, ish student i shkollës së famshme franceze ENA , me master e doktorant në Paris etj. Nuk është në kulturën time kërcënimi për më tepër ndaj Kryetarit të PD z. Lulzim Basha. Nuk kam nevojë as të kërcënoj dhe as të ndërhyj për të qenë deputet. Nuk kam asnjë kontakt me z.Basha. Po e pres me qetësi vendimin e PD dhe po pregatitemi për fitore. Më mjafton mbështetja dhe respekti i bashkëqytetarëve të mi. Më mjaton kontributi 27 vjeçar që nga dhjetori 90.Po, unë jam nga Lazarati me origjinë. Por rrugëtimin tim politik e kam nisur që në dhjetor 1990. Pa mbështetje nga “lartë”, pothuajse i vetëm, duke besuar se mjafton të mbështetesh mbi vlera të sinqerta morale, fondamentale për një të djathtë, mjafton ta duash dhe ta mbrosh lirinë, luajal dhe fleksibël, punëtor dhe këmbëngulës dhe gjithkush mund tja dalë, herët a vonë. Pra, herët a vonë aspiratat mund të bëhen realitet edhe kur je vetëm, edhe kur je me origjinë nga Lazarati ” i padëshiruar” . Të tjerat ka kush i vlerëson. I ftoj të gjithë portalet ta heqin këtë fake news nga qarkullimi.
Sa për klanet në PD, të gjitha janë fantazi. Nuk ka klane në PD e Gjirokastrës. Ne nuk jemi tribalë që ta ndërtojmë marrëdhënien tonë shoqërore dhe politike mbi themele konflikti dhe mbi struktura tribale. Jo. Ne jemi të gjithë bashkë, të gatshëm për fushatën dhe të bindur në fitore në 25 qershor.
Me një fjalë, ky lajm është shpërndarë pa asnjë provë dhe kjo do të thotë se qenia ime kandidat i ka friksuar shumë qarqe që duan që në momentet e fundit të më fusin në konflikt me z.Basha. E ftoj z. Zhei, si profesionist me integritet që është dhe gjithë mediat e tjera që ta heqin nga qarkullimi këtë trillim të shëmtuar, marë nga një tjetër media e majtë.

Me respekt, Roland Bejko

Shënim: Foto ilistruese që vërteton se sa “të përçarë” jemi ne në PD e Gjirkastrës 😉
Me z. Altin Çomo dhe Hartim Biraçi, du nga eksponent kryesor të “klanit” tjetër. O pika që nuk ju bie o gazetaruc të Rilindjes, mos na ngatëroni me veten?!
Do na shikoni në fushatë se sa të përçarë jemi.

Shkruan në Facebook Roland Bejko, kryetarë i Partise Demokratike Gjirokaster

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix5 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar5 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar5 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport5 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar5 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet5 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix8 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix10 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook