Lidhu me ne

Kryesore

Pazari është për ustallarët, jo për qytetarët  

Fushata ka filluar dhe nga partia më e madhe që finalizoi me sukses katërvjeçarin duke bashkëqeverisur me Partinë Demokratike vijnë leksione që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe dobishmërinë e votës. Kuptohet në fushatë defiçiti i atyre që thuhen është i madh, po morali mesa duket që vjen nga pushteti në këto zgjedhje është “bëj çfarë them unë, po mos bëj si bëj unë“. Ja çfarë u thotë ish-ministri i Brendshëm Tahiri qytetarëve në Kasharit:
“Në qoftë se në të kaluarën dini që keni komshinj apo të afërm që kanë bërë pazar me votën për cilëndo arsye, shpjegojani që pazari në datën 25 kushton një pazar më shumë për 4 vitet e ardhshme. Dhe kjo është e gjitha në kurrizin tuaj dhe familjeve tuaja. Kështu që bindini të gjithë ata që njihni, që nuk ka pazar në datën 25. Në qoftë se ju ka lodhur jeta, hallet, politika e madhe në 25 vite, sepse është shpërndarë vota, është bërë pazar vota, ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne duam që pas 25 qershorit të qeverisim bashkë me qytetarët, të marrim më shumë se 71 deputetë”.
Pas 4 vitesh në qeveri, bilanci merr formën e autokritikës dhe defiçiti i premtimeve shkon deri te luga e floririt.
“Ne e dimë që kjo zonë ka nevojë për ujë. Ne e dimë që këtu familjet vuajnë për ujë. Ne e dimë shumë mirë që këtu ka nevojë për legalizime akoma më shumë. Këtu ka nevojë për t’i dhënë njëherë e mirë zgjidhje çështjes së pronave. Këtu ka nevojë për të punuar për t’i dhënë dinjitet jetës së secilit prej jush dhe çdo familjeje që banon këtu.  Por një gjë duhet ta dini të gjithë bashkë për t’i dhënë fund halleve që iu kanë shoqëruar në 25 vite dhe për të pasur më në fund Kasharin që duam, Tiranën që duam dhe Shqipërinë që duam”– deklaroi Tahiri.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix12 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske13 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore13 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet17 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar1 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix1 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar1 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar1 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport1 ditë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Facebook