Lidhu me ne

Temporal

Nuk ka më nevojë të premtohet gjë  

Fushata elektorale që ka nisur është atipike dhe nuk ngjan me asnjë nga fushatat e mëparëshme. Me tri partitë kryesore të skenës parlamentare në qeverisje, tensioni politik, premtimet e shumta, programet, shpalosjet, shifrat e punësimeve etj., janë bërë thuajse aneks i bezdisshëm informative. Mungon kontrasti pozitiv që sjell denocnimi i dështimeve, shmangiet nga programi, evidentimi i problemeve, të gjitha pra detyra të opozitës e cila nuk k apse të lodhet më sa kohë është në pushtet.
Por ky është një rol i zgjedhur me vullnet të lirë nga PD-ja dhe aleatët e saj, që sot nuk kanë më fjalë as për drogën e as për krimin.
Çfarë është shqetësuese këtu lidhet me faktin se liria që po ofron heshtja e opozitës ushqen një arrogancë gënjeshtrash të pushtetit që nuk filtrohen nga kush.
Nuk kemi kohë për të humbur”, kështu shprehej sot në Elbasan një nga drejtuesit e PS-së, Taulant Balla. Sipas tij në këtë Bashki në periudhën 2009-2013 ishin investuar 6 herë më pak sesa në periudhën 2013-2017. Ku është opozita që të mbrojë punën e saj? Asgjëkundi.
Z. Balla I duhet kujtuar se lodrat e këtilla nuk janë të ndershme: me reformën territorial Bashkia ndryshoi kufijtë e vet dhe nuk mund të vlejë ky krahasim. Nga ana tjetër qeveria e Berishës, person që sot ka sevda të madhe për Edi Ramën, përfundoi tunelin, pjesa fundore e rrugës Tiranë – Elbasan, një investim ky madhor për mbarë vendin. Ndonëse për këtë nuk u shpërblye me vota, madje në atë zonë, PD-ja humbi ndjeshëm.
 Nëse lëmë Elbasanin dhe I anashkalojmë Durrësit, ku Vangjush Dako ka prioritet betonin dhe të hidhemi në Vlorë dëgjojmë një ministër si Damian Gjiknuri, i cili me një gjuhë shqipe që shkon paralel, në mos më poshtë thjeshtësisë cingëritëse të asaj që përdor Ilir Meta, deklaron ndër të tjera se:
Shqipëria duhet të fillojë nga shteti, sepse pa shtet nuk ka investime, as punë, as mirëqenie. Shikoni të gjitha investimet që janë bërë në VLorë, nuk janë rastësi, por gjithçka vjen nga një dashuri për këtë vend dhe për t’i kthyer Vlorës atë që i ka dhënë historisë”.
Është e vërtetqë linja e tensionit të lartë në Jug është investyim jo i vogël, njësoj sikundër rruga e Lumit që sapo ka nisur – pas një lobimi shumë të fortë – por të mos harrojmë se rruga Transballkanike ishte drejt përdundimit, rruga Fier – Vlorë ishte mbyllur dhe aksi Levan – Tepelenë lehtësoi shumë lëvizjen në Jug. Berisha nisi Boshtin e Jugut, premtoi edhe rrugën e Kardhiqit, ndaj të thuash sot se Lungomarja na qenka bërë për dashurinë për Vlorën, është të tallesh.
Investimet udhëhiqen nga interesat, jo nga dashuria dhe është e çuditshme që për dashurinë flet një ministër që ka mbyllur marrëveshje të cilat në një çast edhe i ngrinë gjuhën në gojë në Parlament.
Të gjitha qeveritë kanë bërë diçka, kjo është e pamohueshme. Por kur për këto sikundër edhe për dështimet jemi dëshmitarë vetë, është e udhës që një fije koherence të mbahet: Shqipëria as u bë me Duar të Pastra, por as Rilindi. Ajo është në themel ashtu siç ka qenë: e fundit në çdo gjë. Me shumë probleme dhe me shumë padrejtësi. Sigurisht me përmirësime që më së shumti i dedikohen iniciativës së njerëzve.
Të flasësh për shtet në një vend ku kupola e Policisë së Shtetit shkarkohet me akuzë publike për lidhje me trafikun e drogës, kur kryeministri njëherë flet për gjykatës killera e mandej referon vendime gjykatash, ku marrëveshjet arrihen me urdhër nëpunësish të huaj, kjo është më së paku e pacipë.
Të flasësh për shtet në një vend ku korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, kjo dëshmon për konceptime të ndryshme mbi shtetin, ose për konvenienca të kundërta dhe për një ndarje të madhe të cilën sot politika e imponon me ligjërimin e vet mashtrues për shkak të interesave, por që nesër do të përvijojë patjetër konflikte sociale.
Në Shqipëri nuk ka shtet serioz, nuk ka as reforma. Ka stabilitet të kushtëzuar nga koniunkturat dhe arnime spontane apo vendime absurde lobistësh. Kujtoni se vetëm para 18 majit të gjithë po flisnin për destabilitet! Kujtoni se Kushtetuta hyri në fuqi në vitin 2008, por ajo u amendua disa herë. Natën dhe ditën, për një orë madje. Reforma në drejtësi u imponua nga jashtë, ligjet amendohen sipas oreksit të grupeve të interesit, që janë miq apo ortakë. Për çfarë lloj shteti po flasim?
Ne jetojmë në një entitet politik që policohet ndërkombëtarisht që nga fillimi i vet në vitin 1912 si e vetmja mënyrë për të përmbajtur destruktivitetin kronik të një klase drejtuese tipike e cila sot që flasim nuk ka bërë gjë tjetër veçse pasurinë kombëtare të rivlerësuar nga investimet e periudhës 1920-1990, e ka banditizuar dhe përvetësuar, shitur, tjetërsuar, apo konçesionuar, me sigurinë se në çdo eventualitet, asgjë nuk e lidh me këtë vend, pos çantës me para.
Gënjeshtra – një e keqe e domosdoshme në politikë – në këto përmasa nuk shërben për të kompensuar pesimizmin e shoqërisë: ajo është strategjia dhe emëruesi i interesave të disave. Asgjë më shumë. Ndaj është e sigurtë: Nuk kemi parë gjë akoma.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook