NATO do të transferohet në selinë e re në takimin e radhës, pjesë e së cilit do të jetë edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Godina nisi të ndërtohet në vitin 2010, ndërsa u bë gati pak para nisjes së takimit të radhës të përfaqësuesve të vendeve anëtare. Selia e NATO-s ndodhet prej vitit 1967 në Bruksel, ndërkohë që godina e re u ndërtua për shkak se ekzistuesja nuk përmbushte më kërkesat e aleancës. Në rezidencën e re, 28 vendet anëtare do të kenë përfaqësitë e tyre.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu