Shumica e njerëzve në botë e kanë të vështirë zgjimin e mëngjesit pa pirë një filxhan kafe. Pirja e kafes ka një anë negative së cilës i tremben të gjithë, njollat në dhëmbë.
Pas eksperimenteve të shumta, një firmë ka arritur të krijojë kafen e parë pa ngjyrë, e cila quhet CLR CFF dhe duket si ujë, por ka të njëjtën sasi kafeine sa 2 ekspresë.
Pija e re vjen në një shishe transparente, ndërsa prodhuesit pohojnë se ka shijen e një kafeje të ftohtë. Krijuesit kanë treguar se kjo kafe është bërë me fasule arabie, por nuk përmban stabilizues, sheqer apo ëmbëlsues.
Këtë kafe mund ta blini në internet. Një pako me dy pije kushton 8 dollarë, ndërsa paketimi me pesë pije kushton 19 dollarë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu