Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u takua të hënën në Vjenë me Presidentin Alexander Van der Bellen.
Thaçi ka kritikuar ashpër Komisionerin Hahn.
“Bashkimit Europian i mungon aktualisht vizioni dhe guximi”, theksoi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve (APA). Ndërsa “mungesa e lidershipit në BE do të shfrytëzohet nga Rusia për destabilizimin e shteteve të Ballkanit”, mendon Thaçi, i cili ka kërkuar nga BE-ja që sa më shpejtë të ndryshojë qasjen ndaj shteteve të këtij rajoni.
Presidenti i Kosovës ishte në veçanërisht i ashpër ndaj Komisionerit për Zgjerimin, austriakut Johannes Hahn. “Ndërkohë që Federica Mogherini po përpiqet të paktën të ruajë dinamikën e raporteve me Ballkanin Perëndimor, Komisoneri Hahn, për fat të keq, nuk është fare prezent atje”, pohon Thaçi, i cili akuzon rëndë Hahnin edhe për raportin e tij me Serbinë. “Komisioneri Hahn është përkujdesur vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu