Lidhu me ne

Kryesore

Çfarë janë “lajmet e rreme”?

Kohët e sotme, për shkak të mediave sociale, njerëzit kanë vështirësi të dallojnë se cilët lajme që ata lexojnë janë të vërteta dhe se cilët janë të rreme.
Në konferencën e tij të parë për shtyp zoti Trump, në atë kohë president i zgjedhur, përdori fjalët “lajme të rreme”. Që atëhere termi u bë më i zakonshëm dhe presidenti Trump ka akuzuar shpesh mediat e njohura amerikane për publikimin e lajmeve të rreme. Këto akuza akuza ai shpesh i bën në faqen e tij të Twitter-it.
Edhe pse shumica e lajmeve janë të sakta, përmes mediave sociale shpërndahen shumë informacione të rreme.
Por nga vijnë këta lajme të rreme?
Duket se një vend i vogël evropian, Maqedonia, është një qendër e lajmeve të rreme. Një titull i një lajmi jo të vërtetë të kohëve të fundit, “Presidenti Trump nënshkruan një ligj për udhëtim pa viza për Maqedoninë”, krijoi mjaft reagime në vend. Zëri i Amerikës pyeti ambasadorin e Maqedonisë në Uashington nëse ky lajm ishte i vërtetë:
“Për fat të keq ky lajm nuk është i vërtetë. Shumë qytetarë kanë telefonuar ambasadën tonë në Uashington për të konfirmuar nëse kjo është e vërtetë, apo jo. Për momentin ky vendim nuk është i vërtetë dhe është pjesë e të ashtuquajturave “lajme të rreme’”, thotë ambasadori i Maqedonisë në Shtetet e Bashkuara, Vasko Naumovski.
Sipas drejtorit të Shkollës së Medias të Universitetit “George Washington”, Frank Sesno, mediat sociale janë versioni modern i fqinjëve që bëjnë thashetheme në lagje – por me ndikim shumë më të gjerë:
“Lajmi i rremë nuk është një lajm që dikujt nuk i pëlqen, nuk është sensacional, dhe as një shkrim i keq, apo një analizë e dobët. Lajmi i rremë është qëllimish i pasaktë dhe mashtrues”, – thotë profesor thotë Frank Sesno.
Ai thotë se lajmet e rreme gjenden kudo dhe se njerëzit duhet të marrin përgjegjësinë për të zbuluar se çfarë informacioni është i pasaktë dhe çfarë nuk është; kjo përgjegjësi bie dhe tek kompanitë e mediave sociale.
“Google dhe Facebook dhe kompanitë e mediave sociale do të duhet të pranojnë një lloj përgjegjësie, sepse ato nuk janë një kanal neutral informacioni ku të gjitha informacionet janë të besueshme. Nëse lajmet janë një mjet që nxisin urrejtje, kompanië e mediave sociale kanë përgjegjësi; tani ato kanë pranuar se diçka duhet bërë” – shton gazetari Sesno.
Zoti Sesno sugjeron se mediat e përgjegjshme duhet të kontrollojnë faktet e atyre të papërgjegjshme, që përpiqen të përhapin informacion të pasaktë./VOA
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix4 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar4 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix4 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix4 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix4 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix4 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike4 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport4 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix4 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook