Lidhu me ne

Aktualitet

Dëboni terroristët nga tokat tuaja

Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Arabinë Saudite u përpoq të sqaronte se SHBA nuk është në luftë me Islamin, ndërsa betejën me grupet terroriste e përkufizoi si një betejë mes të mirës dhe së keqes.
“Kjo s’është një betejë mes feve të ndryshme, mes sekteve apo qytetërimeve të ndryshme. Kjo është një betejë mes kriminelëve barbarë që duan të shkatërrojnë jetën njerëzore dhe njerëzve që mirë që duan ta mbrojnë atë”, tha Trump.
Duke ju larguar retorikës islamofobike që me raste përdori gjatë fushatës, Trump foli kundër ideologjisë politike dhe militante të ekstremizmit islamik dhe terrorizmit islamik. Ai nuk përdori termin islami radikal duke i dërguar sinjale rajonit se po ndan islamin nga ideologjia që nxit grupe si Shteti Islamik.
Megjithatë, pavarësisht ndryshimit në retorikë, Trump theksoi se vendet myslimane ndajnë përgjegjësinë në luftën kundër grupeve terroriste që mbulohen me mantelin e islamit.
“Dëbojini ata. Dëbojini nga vendet tuaja të kultit, nga toka juaj e shenjtë. Dëbojini nga ky planet”, tha presidenti Amerikan.
Duke mbështetur komentin e mëparshëm të mikpritësit të tij Mbretit Salman, Trump sulmoi Iranin duke e cilësuar një vend që nxit dhunë dhe sponsor të terrorizmit.
Një aleancë e qartë e SHBA me mbretërinë saudite kundër rivalit të saj rajonal që theksohet më së miri nga pakti tregtar prej 350 miliard dollarësh, në të cilin përfshihet marrëveshja më e madhe për shitje armësh në historinë e SHBA.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar19 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix20 orë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix20 orë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix20 orë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix20 orë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar21 orë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet23 orë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore23 orë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook