Lidhu me ne

Kioske

20 thënie frymëzuese të Da Vinçit

Më shumë se 500 vjet më parë, ishte një njeri që përfytyroi se si teknologjia mund të ndryshonte botën. Ai konceptoi makina fluturuese, një lloj automjeti të blinduar luftarak, energji diellore të përqëndruar, një makinë mbledhjeje dhe një byk të dyfishtë, duke përshkruar gjithashtu një teori fillestare të tektonikës së pllakave.
Por ky njeri nuk ishte një i fiksuar pas mësimeve, sipas kushteve të sotme. Ai ishte një artist, një student i filozofisë, fiziologjisë dhe shkencave humane. Ai e dinte se shkenca pa një kuptim të natyrës njerëzore ishte thjesht lojë, pa ndonjë qëllim ose kuptim të dobishëm.
Leonardo da Vinçi, piktori i “Darkës së Fundit” dhe “Mona Lisa”-s, ishte disa shekuj përpara kohës së tij, duke na treguar se teknologjia për hir të teknologjisë, thjesht do të zërë kohë, në vend se të lëshojë më të mirën e njerëzimit.
Më poshtë, disa nga mendimet e tij më të thella.
1. “Të mësuarit kurrë nuk e shteron mendjen”.
2. “Thjeshtësia është sofistikimi përfundimtar”.
3. “Koha qëndron mjaftueshëm, për këdo që do ta përdorë”.
4. “I dua shumë ata që janë në gjendje të buzëqeshin në vështirësi, që mund të mbledhin forcë nga shqetësimi dhe të rriten me guxim përmes reflektimit. Është puna e mendjeve të vogla që të tkurren, por ata zemra e të cilëve është e vendosur dhe ndërgjegja e të cilëve miraton sjelljen e tyre, i ndjekin parimet e tyre deri në vdekje”.
5. “I varfër është nxënësi që nuk e parakalon mësuesin e tij”.
6. “Prej kohësh kam vënë re se njerëzit me arritje, rrallëherë ulen dhe lejojnë që gjërat të ndodhin për ta. janë ata që dalin dhe ‘u ndodhin’ gjërave”.
7. “Kam qenë i impresionuar me urgjencën e të bërit. Të dish nuk mjafton, duhet të zbatosh. Të jesh i gatshëm nuk mjafton, duhet të bësh”.
8. “Kënaqësia më fisnike është gëzimi i të kuptuarit”.
9. “Eksperienca nuk gabon kurrë; vetëm gjykimet gabojnë, duke premtuar efekte të tilla që nuk janë shkaktuar nga eksperimentet”.
10. “Të gjitha njohuritë tona e kanë origjinën në perceptimet tona”.
11. “Edhe pse natyra fillon me arsyen dhe përfundon me përvojën, është e nevojshme që ne të bëjmë të kundërtën, që të fillojmë me përvojën dhe nga kjo të vazhdojmë të hetojmë arsyen”.
12. “Ka katër fuqi: kujtesa dhe intelekti, dëshira dhe lakmia.” Dy të parat janë mendore dhe të tjerat shqisore: tre shqisat, shikimi, dëgjimi dhe nuhatja nuk mund të ndalohen mirë, prekja dhe shija nuk mund të pengohen fare”.
13. “Ashtu si ushqimi i ngrënë pa oreks është një ushqim i lodhshëm, po kështu edhe studimi pa zell dëmton kujtesën duke mos e asimiluar atë që përthith”.
14. “Gjithë njohuritë që mbarojnë me fjalë do të vdesin po aq shpejt sa vijnë në jetë, me përjashtim të fjalës së shkruar: që është pjesa e saj mekanike”.
15. “E vërteta e gjërave është ushqimi kryesor i intelekteve superiore”.
16. “Jeta e kaluar mirë është e gjatë”.
17. “Arsyeja e shëndoshë është ajo që gjykon gjërat, që i janë dhënë asaj nga shqisat e tjera”.
18. “Njohja e së kaluarës dhe e vendeve të tokës është stolia dhe ushqimi i mendjes së njeriut”.
19. “Ashtu si një ditë e mirë sjell gjumë të lumtur, po kështu që një jetë e shpenzuar mirë sjell vdekjen e lumtur”.
20. “Gjenitë janë më aktivë, atëherë kur janë duke bërë më pak punë”. / Bota.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal8 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix8 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar9 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix9 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix9 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar9 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar9 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar9 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar10 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore10 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook