Radar
Disa thënie nga mjeshtri i fjalëve, Mark Tuein
- Mënyra is të ruash shëndetin është të hash atë që nuk do, të pish atë që nuk të pëlqen dhe të bësh atë që s’do të doje ta bëje.
- Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: kjo është jeta ideale.
- Nuk mund të varesh nga gjykimi yt, kur imagjinatën e ke jashtë fokusi.
- Pesimizmi është thjeshtë një fjalë që të dobëtit e quajnë “urtësi”.
- Ndjekja e lumturisë është një frazë qesharake. Nëse ndjek lumturinë, nuk do ta gjesh asnjëherë. I lumtur është ai që harron atë që s’mund të ndryshohet.
- Të premtosh se nuk do të bësh një gjë, është mënyra më e sigurtë në botë, që ta shtysh veten të shkosh dhe ta bësh pikërisht atë gjë.
- Vera është koha kur është shumë nxehtë për të bërë një punë, për të cilën ishte shumë ftohtë për ta bërë dimrin e kaluar.
- Ai që nuk lexon libra nuk ka avantazh mbi atë që nuk mundet t’i lexojë.
- Dituria e vërtetë është të njohësh përmasën e injorancës tënde.
- Më keq se sa vetmia, është një njeri që nuk ndjehet rehat me veten.
- Liria është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që nuk duan ta dëgjojnë.
- 1 prilli është dita kur kujtojmë se çfarë jemi në 364 ditët e tjera të vitit.
- Eshtë shumë e lodhshme të jesh i mirë.
- Shpesh herë, mënyra më e mirë për të përcjellë disinformimin është të thuash të vërtetën strikte.
- Kur isha i vogël, vetëm 14 vjeç, babai im ishte kaq injorant, saqë nuk e duroja dot ta kisha rrotull. Kur u bëra 21 vjeç, mbeta i befasuar se sa shumë kish mësuar plaku në aq pak kohë. /bota.al
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu