Në sezonin e ardhshëm, për herë të parë në historinë e kampionatit gjerman, një grua do të arbitroje ndeshjet e Bundesliga-s.
38-vjeçarja Bibiana Steinhaus ka reaguar në faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB): “Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe unë jam shumë e lumtur që u realizua tani”. Deri më sot, Bibiana Steinhaus ka gjykuar në kategorinë e dytë gjermane dhe ka qenë vetëm arbitre e katërt në Bundesliga.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu